Aktualitet

‘Autori’ i pallatit me Kuba, çifti Helena dhe Ismail Kadare mesazh të ndjerë për Maks Velon: Nuk ishte e lehtë

8 Maj 2020, 09:56 Nga DOSJA
‘Autori’ i pallatit me Kuba, çifti Helena dhe Ismail Kadare

FRANCË– Një mesazh ngushëllimi për largimit nga jeta të arkitektit Maks Velo ka ardhur edhe nga Parisi. Çifti Helena dhe Ismail Kadare kanë shprehur ngushëllimet për mikun e tyre, i cili gjithashtu është autori i shtëpisë së tyre në Tiranë.

”Nuk ishte e lehtë lamtumira me ty Maks Velo. Emri yt do të kërkonte gjithmonë kujtesën. Dhe do ta kishte gjithmonë atë, të qartë e të ndritshme ashtu siç ishte imazhi yt kur të kishim mes nesh”.

Në pallatin me Kuba, siç njihet ndryshe në kryeqytet, ka jetuar edhe shkrimtari i njohur Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare. Madje, Velo është kritikuar për punën e tij në banesën e këtij të fundit pasi kishte fshehur disa ndryshime në arkitekturën e brendshme të banesës.

Piktorit dhe arkitektit, Maks Velo iu dha sot lamtumira e fundit. Të afërmit dhe miqtë i dhanë lamtumirën e fundit në një ceremoni të thjeshtë mortore. I pranishëm ka qënë edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj. Arkitekti i njohur u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 84-vjeçare.

(k.m./dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helena kadare ismail kadare maks velo vdes maks velo helena kadare ismail kadare maks velo vdes maks velo

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2020, 09:35

DURRËS- Kadastra e Durrësit nuk gjen qetësi. Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra nëndrejtori i këtij institucioni, Leonard Kadrimi bashkë me njërin ng...

Aktualitet 8 Maj 2020, 09:15

Tiranë- Së fundmi operatorët turistikë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama që të hapë kufijtë pas 18 majit, me qëllimin që edhe të huaj të vijnë pë...