Trefishim i testimeve, Ministria flet për indikacionin e pozitivitetit: Ç’tregojnë testet serologjike te bluzat e bardha, f
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë foli sot përveç rasteve të reja edhe për numrin e testimeve, analizat serologjike si dhe ekzaminimin e popullatës. Eugena Tomini sqaroi se vetëm 5% e personave të testuar dalin pozitiv me COVID19, ndërsa personeli mjekësor në total ka një përqindje të infektimit prej 11.2.
“Aktualisht kemi një indikator pozitiviteti nën 5 %, një indikacion shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivitetit të përgjithshëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë”-tha ajo.
MSH gjithashtu sqaroi se ka nisur testimi serologjik që prej 27 prillit dhe do të nisë edhe testimi i popullatës për të zbuluar sa % e ka kaluar COVID-19. . “Në një fazë të dytë do të zgjerojmë testimin në popullatë për të parë % e saj që e ka kaluar sëmundjen. Nga data 27 Prill, ka filluar zbatimi i strategjisë së ri-hapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, bazuar në tregues të matshëm. Lehtësimi i masave do të vijojë nëse do të kemi këtë situatë të qëndrueshme ku përllogaritet mesatarja e rasteve të reja, të shtruarit në spitale dhe pacientët në terapi intensive.”-deklaroi Tomini.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Çfarë teatri, çfarë maskarade që bëhet”/ Auron Tare: Të gjithë vrapuan për të shprehur “dhimbjen” për Maks V
Tiranë- Auron Tare ka deklaruar se për vdekjen e Maks Velos shumë njerëz shprehën “dhimbjen” e tyre dhe bënë teatër nëpër rrjetet sociale apo edhe në televizone...
850 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, 8 raste të reja/ MSH: Ka rënë niveli i përhapjes së virusit, 5% e të testuarv
TIRANË- Ulet numri i rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Vetëm 8 raste të reja janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit, asnjëri prej tyre, sta...
Punonjëset e fasonerisë së Kuçovës nisen në këmbë drejt Beratit, kërkojnë pagën e luftës, policia tenton t’i ndalo
Berat- Dhjetëra punonjëse të një fasonerie në Kuçovë kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Ato po protestojnë para Drejtorisë së Tatimeve në Berat,...
Prishje qetësie, tentativë për vjedhje e drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 5 persona në Durrës
DURRËS– Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit pasi akuzohen për prishje të qetësisë publike, vjedhje apo dhe kundërshtim të efektivëve të...
COVID-19/ Infektohet farmacisti në Fier, kontakt i gruas shtatzënë që u prek nga virusi pak ditë më parë
Fier- Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Fier. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar me COVID-19 një farmacist. Burime për Dosja.al bëjnë m...
Tragjedia me 3 të vdekur brenda pusit në Berat/ Ulërima e thirrje për ndihmë, me lot në sy familjarët tregojnë çastet e
Kamber Hoxha, Neim Hoxha dhe Gentian Golashi humbën jetën në mënyrë tragjike. Dëshmitarët, të cilët kanë parë nga afër ngjarjen, kanë qenë të shumtë, ndërsa e k...
Konfirmohet një tjetër grua me koronavirus në Krujë, punonjëse e një fasonerie
Krujë- Rritet numri i të infektuarve në Krujë. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, pas testimit të 66 personave, 1 prej tyre ka rezultuar i infektuar me COVID-...
Homazhe në nderim të Maks Velos, Ministria e Kulturës: Dërgoni lule dhe kurora pranë ambienteve të këtij institucioni
Tiranë- Sot pritet të pritet të përcillet në banesën e fundit arkitekti i njohur Maks Velo. Ndërkohë Ministria e Kulturës ka njoftuar se kushdo që dëshiron të ...
“Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve”/ Tritan Kalo: A keni reflektuar apo do vijojmë të brohorasim “Rr
Tiranë- Mjeku i njohur Tritan Kalo në një postim në Facebook pyet shqiptarët nëse kanë reflektuar si popull gjatë këtyre dy muajve apo do vijojnë të brohorasim ...