Aktualitet

Momenti tragjik/ Si u rrëzua punëtori në Tiranë nga pallati në ndërtim, humbi jetën brenda pak sekondave

8 Maj 2020, 10:54 Nga DOSJA
Momenti tragjik/ Si u rrëzua punëtori në Tiranë nga pallati

Tiranë- Faxweb.al ka siguruar pamjet e momentit kur punëtori Mëhill Përpepaj 63-vjeç, u rrëzua teksa ishte duke punuar pranë një pallati në ndërtim në zonën e Fushës së Aviacionit në Tiranë. Siç shihet dhe nga pamjet, 63-vjeçari ishte duke punuar në një lartësi të konsiderueshme, dhe më pas bie prej aty, ndërsa mbetet e paqartë, nëse ka pasur marrje mendsh, apo është penguar gjatë punës së tij.

Lidhur me këtë ngjarje gjatë ditës së sotme policia njoftoi se ishin vënë në pranga, për shkelje të rregullave në punë, inxhinieri i firmës ndërtuese dhe inxhinieri për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik të pallatit. Polícia ka vënë në pranga shtetasit B. Ç., 42 vjeç, banues në Tiranë, inxhinieri i firmës dhe K. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, ndihmësinxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik.

Mëhill Përpepaj 63-vjeç ka ndërruar jetë mesditën e djeshme në një pallat në zonën e Fushës së Aviacionit ndërsa mësohet se bëhet fjalë për një punonjës të një kompleksi pallatesh në ndërtim. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se, Përpepaj ka qenë duke punuar në skelat ndërsa ngjarja ka ndodhur për shkak të humbjes së ekuilibrit duke mos arritur dot të kuptonte lartësinë pas tij.

Marrë nga Faxweb.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mëhill përpepaj mëhill përpepaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2020, 09:35

DURRËS- Kadastra e Durrësit nuk gjen qetësi. Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra nëndrejtori i këtij institucioni, Leonard Kadrimi bashkë me njërin ng...

Aktualitet 8 Maj 2020, 09:15

Tiranë- Së fundmi operatorët turistikë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama që të hapë kufijtë pas 18 majit, me qëllimin që edhe të huaj të vijnë pë...