Aktualitet

8 Maj 2020, 09:35 Nga DOSJA

DURRËS- Kadastra e Durrësit nuk gjen qetësi. Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra nëndrejtori i këtij institucioni, Leonard Kadrimi bashkë me njërin nga specialistët, Artur Isaku. Lëvizjet në Kadastrën e Durrësit në harkun kohor të 6 muajve kanë përfshirë edhe politikën në Tiranë. Historia nisi me arrestimin e ish-drejtorit Liridon Pula. Pula u zëvendësua nga Lusiena Kolaj, e cila gjithashtu u shkarkua. Pas saj u vendos Arjan Cengu, por edhe aventura e këtij të fundit nuk zgjati më shumë se një muaj. Ai u zëvendësua nga Artur Çobani, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit.

HYRJE-DALJET NË PROKURORI TË KRERËVE TË KADASTRËS:

Kadastra e Durrësit ka qenë në qëndër të debatit politik në muajin nëntor. Në krye të saj ishte Liridon Pula, i cili u arrestua për dosjen e tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit. Akuzat e ngritura nga prokuroria ishin se Liridon Pula, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, dyshohet të kenë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, regjistrimeve të paligjshme në regjistrin e Kadastrës, kryesisht në bregdet.

 

Arrestimi i tij solli reagime të shumta politike, pasi gjatë seancës gjyqësore ishte i pranishëm edhe zv. kryeministri Erion Braçe, i cili bashkë me kryeministrin Edi Rama, akuzuan, prokurorin e kësaj çështje, Arjan Ndoja (të cilit iu bë atentat më 1 nëntor) si i lidhur me bandat. Që nga ajo kohë, ky institucion është kthyer në një hyrje-dalje më shumë në dyert e prokurorisë sesa ato të Kadastrës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet leonard kadrimi levizjet ne kadastren e durresit liridon pula leonard kadrimi levizjet ne kadastren e durresit liridon pula

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2020, 09:15

Tiranë- Së fundmi operatorët turistikë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama që të hapë kufijtë pas 18 majit, me qëllimin që edhe të huaj të vijnë pë...