Aktualitet

Po tentonte të vidhte një makinë, polica ndërkohë rrethoi zonën, momente nga arrestimit i të shumëkërkuarit në Tiranë

8 Maj 2020, 09:28 Nga DOSJA
Po tentonte të vidhte një makinë, polica ndërkohë

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë  të shumëkërkuarin Edison Canaj, 34 vjeç,  i cili po tentonte të vidhte një automjet në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet. Ndërkohë që i riu po tentonte të vidhte makinën, Policia rrethoi zonën dhe e arrestoi atë.

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dhënë ndaj tij masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Po kështu Canaj ka qenë i dënuar më parë veprat penale “Vjedhja”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja me dhunë”, “Plagosja e lehte me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë, operacioni policor i koduar “Prita”. Kapet dhe ndalohet një 34-vjeçar i shpallur në kërkim, me precedent të theksuar kriminal, i dënuar për disa vepra penale. 34-vjeçari, i dyshuar edhe si autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë marrë informacione se një shtetas i kërkuar po lëviste në rrugën “Besim Alla”. Bazuar në informacionet e marra, shërbimet e Policisë organizuan punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar “Prita”, në kuadër të të cilit u bë rrethimi i zonës ku dyshohej se fshihej dhe mund të lëvizte ky shtetas. Pas disa orësh mbajtjeje nën kontroll të zonës, rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugën “Besim Alla”, shtetasin e dyshuar i cili po tentonte të vidhte një motomjet me qëllim që të largohej. Si rezultat i rrethimit të zonës, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Edison Canaj, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja me dhunë”, “Plagosja e lehte me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34-vjeçari në tiranë arrestohet 34-vjeçari në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2020, 09:15

Tiranë- Së fundmi operatorët turistikë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama që të hapë kufijtë pas 18 majit, me qëllimin që edhe të huaj të vijnë pë...