Aktualitet

“Ajo që shihni në foto është hiri i tij”/Rrëfimi i trishtë i italianes që jeton në Durrës: Humba babain nga COVID,

8 Maj 2020, 10:50 Nga DOSJA
“Ajo që shihni në foto është hiri i

Durrës- Roberta Zaninoni është një prej qindra italianëve që periudhën e pandemisë së koronavirusit, e kalon në Durrës, qytetin që ju bë si një shtëpi e dytë. Roberta, nënë e një vogëlusheje nuk do ta kish marrë kurrë me mend se takimi me prindërit në Bergamo, vendlindja e saj do ishte edhe takimi i fundit me babain e saj 71-vjecar. Pandemia i mori babain në 13 mars dhe Roberta e pati krejtësisht të pamundur që të ishte fizikisht pranë familjes së saj. Por nga matanë Adriatikut, nga Durrësi ku jeton me bashkëshortin, vajzën dhe familjen e tij, ajo i ndez një qiri babait, i cili në 1 maj kishte ditëlindjen. Në një intervistë për News24 Roberta thotë se “prej 2 muajsh është karantinuar në Durrës dhe thotë se kryeministri shqiptar Edi Rama e kapi në kohë situatën dhe mori masat e duhura. “Ne dalim vetëm për emergjencat dhe për shpenzimet nga shtëpia. Qëndrimi në shtëpi me vajzën nuk është i lehtë. Por vajza po merr mësimet online. Këtë kohë ne si prindër po ja kushtojmë familjes sonë.”, tha ajo.


Roberta kujton humbjen e të atit në spitalin Alzano të Bergamos. “Babai im ka vdekur në 13 mars dhe gjithçka ishte e mbyllur e nuk mund të shkonim në Itali. Kur na erdhi lajmi nuk mund të bënim as funeral dhe asgjë tjetër se nuk mund të lëviznim. Nuk e di kur do shkoj në Itali për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Ajo që shihni në foto janë hiri i tij. Ende e kemi në shtëpi sepse ende nuk kemi arritur ta bëjmë një varrim siç e meriton. Qiriri mbetet i ndezur çdo ditë dhe çdo mbrëmje dhe bëjmë një lutje për të dhe për të gjithë të vdekurit.”, pohoi ajo.

 

Roberta dhe bashkëshorti i saj italian prej 6 vjetësh jetojnë në Durrës. Në Durrës i kanë mirëpritur dhe ai është kthyer në shtëpinë e saj të dytë. Familja e bashkëshortit gjithashtu jeton në Durrës. “Edhe vjehrra, madje edhe stërgjyshja nga bashkëshorti janë dashuruar me qytetin e Durrësit. Ato më ndihmojnë me vajzën dhe jetojmë së bashku. Bashkëshorti është i pari biznesmen që solli pemën e Paulanies dhe merret kryesisht me agrikulturë.”, tha ajo. Roberta ka hapur një qendër estetike dhe ajo thotë se shqiptaret na kanë përkrahur. “Ndjehemi qetë e jemi mirë në këtë qytet.”, përfundoi ajo.

Marrë nga Ballkan web 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet roberta zaninoni roberta zaninoni

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2020, 09:35

DURRËS- Kadastra e Durrësit nuk gjen qetësi. Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra nëndrejtori i këtij institucioni, Leonard Kadrimi bashkë me njërin ng...

Aktualitet 8 Maj 2020, 09:15

Tiranë- Së fundmi operatorët turistikë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama që të hapë kufijtë pas 18 majit, me qëllimin që edhe të huaj të vijnë pë...