Aktualitet

I jepet lamtumira Maks Velos, edhe Veliaj në varrim: Njeri me sqimë, kishe dëshirë të debatoje me të

8 Maj 2020, 09:29 Nga DOSJA
I jepet lamtumira Maks Velos, edhe Veliaj në varrim: Njeri me sqimë,

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qënë i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës së piktorit dhe arkitektit, Maks Velo.

Gjatë ceremonisë, ai ka mbajtur një fjalë të shkurtër për jetën dhe veprën e tij Velos, duke e vlerësuar rolin e tij si qytetar. 

“Siç jetoi në dinjitet do ta përkthejmë edhe veprën e tij. Më tha një punonjëse në bashki; kreytar u trashëm në karantinë. I thashë tani po shkoj tek një njeri që gjysmën e jetës e kaloi në karantinë. Maksi gjysmën e jetës e kaloi në një karantinë që quhej burg. Pyetja nuk është sa vite kishte por sa prodhoi? Një stof që vjen rrallë, një njeri me sqimë. Kishte dëshirë të flisje dhe të por edhe të debatoje. Shpresoj që do të frymëzojë breza të rinj. Sot i themi lamtmirë një qytetari të shkëlqyer,”-tha Veliaj. 

Sot iu dha lamtumira e fundit, piktorit dhe arkitektit, Maks Velo. Të afërmit dhe miqtë i dhanë lamtumirën e fundit në një ceremoni të thjeshtë mortore. I pranishëm ka qënë edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj. Arkitekti i njohur u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 84-vjeçare.

(k.m./dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj maks velo vdes maks velo erion veliaj maks velo vdes maks velo

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2020, 09:15

Tiranë- Së fundmi operatorët turistikë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama që të hapë kufijtë pas 18 majit, me qëllimin që edhe të huaj të vijnë pë...