Aktualitet

Ariol Halilaj “kyç” në hetimet për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, GJKKO e “mbyll” në burg (Vendimi)

7 Maj 2020, 12:06 Nga DOSJA
Ariol Halilaj “kyç” në hetimet për atentatin ndaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin ose e njohur ndryshe si GJKKO ka vendosur masën “arrest me burg” për të riun, Arjol Halilaj.

29-vjeçari Halillaj, me origjinë nga Skrapari por me vendbanim në Durrës, u arrestua dy ditë më parë pasi akuzohet se ka qënë bashkëpunëtor në atentatin që iu bë më 1 nëntor të vitit të kaluar, prokurorit Arjan Ndoja.

Ai akuzohet se ka qenë në rolin e shoferit, në mjetin nga ku dolën plumbat e kallashnikovit dhe vërshuan mbi makinën ku po udhëtonte Ndoja, miku i tij Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi (të dy u plagosën) dhe i ndjeri, Maloku. Pas krimit ai ka larguar autorët nga vendngjarja dhe Rrajën e ka strehuar në banesën e tij.

Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person me precedentë penalë, Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi, ra pre e një atentati me breshëri kallashnikovi. Një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke i lënë të plagosur të tri personat. Maloku ndërroi jetë në spital disa ditë më vonë, ndërsa Ymeri dhe Ndoja mbetën të plagosur, por ditë më vonë u rikuperuan.

Redjan Rraja u prangos teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi pasi u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i pa djegur nga atentatorët në Ishëm. Ai deklaroi se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe si alibi është shprehur se në atë kohë ka qenë me të dashurën e tij, modelen Kejvina Kthella. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ariol halilaj atentat prokurorit arjan ndoja gjkko ariol halilaj atentat prokurorit arjan ndoja gjkko

Sondazh

Poll