Aktualitet

18 mln euro evazion me skemën e TVSH-së/ Dënohen 24 persona, ‘Penalja’ vendos 46.4 vite burg për ta. Avokatët: Do apelo

7 Maj 2020, 11:09 Nga DOSJA
18 mln euro evazion me skemën e TVSH-së/ Dënohen 24 persona,

TIRANË– Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të dënojë me gjithsej 46.4 vite burg, 24 të pandehurit, të cilët akuzohen se kishin krijuar një skemë mashtrimi për fatura fiktive të TVSH-së.

Të dënuarit akuzohen se kanë kryer: “moskallëzim krimi”, “krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH”, “fshehje e të ardhurave” dhe “mospagim i taksave dhe tatimeve” duke i shkaktuar shteti shqiptar një dëm 18 milion eurosh. 

EMRAT DHE DËNIMET

Adrian Zeqo – 1 vit e 4 muaj burg

Aleksandër Gusho – 1 vit burg

Asim Çaçi – 8 muaj burg

Bledar Metko – 8 muaj burg

Bruno Osmani – 1 vut burg

Diana Ramizi – 1 vit burg

Drita Frangaj – 1 vit e 8 muaj burg

Emiljano Frroku – 1 vit e 8 muaj burg

Erisa Islami – 1 vit burg

Gentjan Dedja – 1 vit burg

Gerdi Laho – 8 muaj burg

Kristi Rrënja – 1 vit burg

Lirim Jella – 1 vit e katër muaj burg

Kudret Memaga – 1 vit burg

Lumturije Murati – 1 vit e 8 muaj burg

Myfaret Ballushi – 1 vit burg

Rigerta Bakijasi – 8 muaj burg

Santiljano Çifligu – 1 vit burg

Xhon Lama – 1 vit e 8 muaj burg

Dashamir Ymeraj – 6 vite e 8 muaj burg

Enver Sheshi – 6 vite burg

Valter File – 4 vite burg

Nefail Jaho – 4 vite burg

Robert Shabani – 4 vite e 8 muaj burg

Mirëpo vendimi i gjyqtarit Erjon Bani është kundërshtuar nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve. Avokati Enea Cenko ka pretenduar në sallën e gjyqit se shumë nga të dënuarit nuk kanë pasur idenë se si funksiononte skema, por kanë qënë punëtorë të thjeshtë që paguheshin me rroga të ulëta.

SI KRYHEJ MASHTRIMI

20 subjekte  bashkëpunonin me njëri-tjetrin përmes faturave fiktive duke arritur një shumë totale prej 34 milionë eurosh, në mënyrë që të përfitonin ulje të pagesave të TVSH-së duke rritur në mënyrë fiktive shpenzimet. Rritja e shpenzimeve që në të vërtetë nuk ndodhte, i kushtoi buxhetit shumën prej 18 milion euro. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata penale skema e mashtrimit me tvsh-në gjykata penale skema e mashtrimit me tvsh-në

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2020, 10:52

TIRANE- Këto janë pamjet e momentit të shoqërimit të disa aktivistëve të shoqërisë Civile që kishin organizuar një protestë kundër karantinës ditën e sotme në S...