Aktualitet

“Na jepni pagën e luftës”/ Punonjëset e fasonerisë në Krujë në protestë: Nuk i biem dot në qafë pronarit, e kemi m

7 Maj 2020, 12:03 Nga DOSJA
“Na jepni pagën e luftës”/ Punonjëset e

Krujë- Dhjetëra punonjës të një fasonerie në Krujë u ngritën në protestë ditën e sotme, pasi kërkojnë pagën e luftës. Punonjëset e fasonerisë,  që administrohet nga Muharrem Hoçja protestuan duke ruajtur distancimin social dhe theksuan qeveria duhet t’u japë pagën e luftës. “Do mbushim rrugët dhe sheshet”; “Na jepni pagën e luftës”; “Mos luani me punëtorët”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar punonjëset.

“Do mbushim rrugët dhe sheshet, na jepni pagën e luftës. mos luani me punëtorët. I kërkojmë shteti që të na paguaj si firmat e tjera, kemi marrë kredi, kam vetëm këtu punë. Jeton Edi Rama dhe Ben Ahmetaj që ka ardhur me një valixhe me 10 ditë punë dhe thotë ua kam dhënë pagën e luftës. Ku e ka dhënë ai, ne ku ta kërkojmë, mos t’i biem në qafë pronarit se e kemi shumë të mirë, na ka dalë si babë. S’po bëj lavde se unë kam krahët e mia. Kur thotë nuk lejohen në rrugë 2-3 veta, po në fasoneri që janë 150 veta”, është shprehur një prej tyre.

Ndërkohë ditën e sotme u ngritën në protestë edhe punonjëset e një fasoerie në Kuçovë. Ato kërkuan arsyen përse nuk kanë marrë asnjë pagë lufte edhe pse i kanë kryer të gjitha proceduarat e kërkuara sipas ligjit. Një ditë më parë u ngritën sërish në protestë 250 punonjësit e kompanisë “Albpetrol” në Fier, pasi kompania vendosi që t’u ulë pagat dhe disa prej tyre  shkarkoi nga detyra. Punonjësit kërcënënuan se do të futeshin në grevë urie duke pretenduar se kanë punuar nga 8 orë çdo ditë dhe nuk mund të paguhen 26 mijë lekë. Pas këtyre deklaratave kompania u tërhoq nga vendimi dhe anuloi shkurtimin e pagave dhe punonjësve. Ndërkohë në protestë janë ngritur edhe tregtarët e Shkodrës, Vlorës, Durrësit dhe Beratit, pasi kërkojnë pagën e luftës. Të njëjtën kërkesë kanë edhe shumë punonjëse fasonerie në Korçë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protestë në krujë punonjëset e fasonerisë në krujë protestë në krujë punonjëset e fasonerisë në krujë

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2020, 10:52

TIRANE- Këto janë pamjet e momentit të shoqërimit të disa aktivistëve të shoqërisë Civile që kishin organizuar një protestë kundër karantinës ditën e sotme në S...