Aktualitet

Po punonte tek “Fusha e Aviacionit”, bie nga lartësia dhe ndërron jetë punëtori 63-vjeçar

7 Maj 2020, 11:50 Nga DOSJA
Po punonte tek “Fusha e Aviacionit”, bie nga lartësia dhe

TIRANË– Një punëtor 63-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në punë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës tek zona e njohur si “Fusha e Aviacionit”.

63-vjeçari Mëhill Përpepaj, ka rënë nga lartisë, tek një pallat në ndërtim ku edhe po punonte duke ndërruar jetë në vend. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, tek “Fusha e Aviacionit”, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim punëtori shtetasi M.P., 63 vjeç, ku mjekët e ambulancës konfirmojnë se ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Por ky nuk është rasti i parë në vend ku punëtorët e ndërtimit ndërrojnë jetë për shkak të mungës së kushteve të sigurisë. Rasti i fundit që u shënua në vend ishte në shkurt në zonën e Kamzës.  Më 10 shkurt u akidentua në Tiranë, punëtori 41-vjeçar me iniciale Xh.D, teksa punonte në një objekt që ndërtohet pranë godinës së Presidencës.

Punëtorit i ra një gur në kurriz, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mesa duket me rifillimin e punimeve pas lirimit të masave të koronavirusit në vend, janë rikthyer edhe aksidentet vdekjeprurëse në punë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bie punetori mëhill përpepaj tirane bie punetori mëhill përpepaj tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2020, 10:52

TIRANE- Këto janë pamjet e momentit të shoqërimit të disa aktivistëve të shoqërisë Civile që kishin organizuar një protestë kundër karantinës ditën e sotme në S...