Aktualitet

Tragjedia në Dushnik/ I pari në pus hyri Kamberi, nipi u hodh ta shpëtonte por vdiqën nga gazi, djali shkoi me vrap t’i nx

7 Maj 2020, 08:32 Nga DOSJA
Tragjedia në Dushnik/ I pari në pus hyri Kamberi, nipi u hodh ta

BERAT– Kamber Hoxha, 75 vjeç kishte hyrë brenda pusit pranë banesës së tij mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 07:15 minuta, për t’a rregulluar, teksa ka hasur në një xhep gazi. I moshuari, kryefamiljar i familjes Hoxha, kishte hapur një pus disa vite më parë për të vaditur, por kësaj here, gjërat nuk shkuan siç duhet.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i pari në pus hyri Kamberi. Ai u bllokua për shkak të thellësisë dhe u helmua nga gazi. Ai bëri thirrje për ndihmë, dhe aty shkoi nipi i tij, Gentian Golashi (Hoxha).

Për fat të keq, edhe Gentiani 45-vjeçar u bllokua nga gazi, teksa në ndihmë të tyre ka shkuar djali i Kamberit, Naimi. Naim Hoxha, 46 vjeç hyri në pus mëngjesin e të enjtes dhe ia doli të dilte i gjallë, por për fat të keq, ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dushnik në Berat ku kanë gjetur vdekjen pasi kanë rënë në një pus, Kamber Hoxha, 75 vjeç, kryefamiljari, nipi Gentian Golashi dhe i biri, Neim Hoxha. Ata po punonin për hapjen e një pusi por janë ndeshur me një xhep gazi, ku janë asfiksuar dhe kanë humbur jetën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentian golashi kamber hoxha neim hoxha tragjedia e beratit gentian golashi kamber hoxha neim hoxha tragjedia e beratit

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2020, 10:52

TIRANE- Këto janë pamjet e momentit të shoqërimit të disa aktivistëve të shoqërisë Civile që kishin organizuar një protestë kundër karantinës ditën e sotme në S...