Aktualitet

Rritja e çmimit të biletës së Urbanit? Blendi Gonxhe siguron qytetarët: Nuk do të ndodhë, do të lehtësojmë taksat për

7 Maj 2020, 11:35 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të biletës së Urbanit? Blendi Gonxhe

TIRANË- Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka siguruar të gjithë qytetarët se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës. Në një intervistë për Report Tv, Gonxhe iu përgjigj shoqatave të transportit që kanë ngritur shqetësimin se për shkak të kostove, janë të detyruar të rrisin çmimin e biletës me 30%.

“Dua të them se kemi mundësi për të bërë propozimin që nga fondet të ndihmonim kategorinë më të goditur, që janë transportuesit e pasagjerëve, 7204 mjeteve nuk iu kemi falur taksa, por ua kemi paguar ne. Në Buxhet i kemi paguar ne. Gjithashtu, çmimi i biletës nuk do të rritet për autobusët dhe urbanët. Do të kemi lehtësira për kompanitë. Ata që abuzojnë me çmimet do të ndëshkohen”,-tha Gonxhe.

Sektori i transportit Urban dhe Ndërqytetas ka ndërprerë punën që prej datës 12 mars. Kryeministri Edi Rama tha sot se po punohet për të gjetur një formulë për të hapur gradualisht këtë shërbim, por ende nuk ka një datë të prerë për nisjen e punës. Shoqatat e transportit nga ana tjetër thonë se do të rritet çmimi, pasi janë në faliment.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi gonxhe rritet cmimi i biletave blendi gonxhe rritet cmimi i biletave

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2020, 10:52

TIRANE- Këto janë pamjet e momentit të shoqërimit të disa aktivistëve të shoqërisë Civile që kishin organizuar një protestë kundër karantinës ditën e sotme në S...