Aktualitet

Strasburgu ‘rrëzon’ pronarët, mbetet në fuqi SKEMA e qeverisë për kompensimin e pronave

7 Maj 2020, 11:25 Nga DOSJA
Strasburgu ‘rrëzon’ pronarët, mbetet në fuqi SKEMA e

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka dhënë sot vendimin përfundimtar lidhur me çështjen e pronave në Shqipëri. Në vendimin e marrë, ditën e sotme nga Gjykata e Strasburgut pranohet skema e propozuar nga qeveria shqiptarë për të kompensuar ish-pronarët.

Skema e propozuar në vitin 2015 fillimisht u kundërshtua nga shoqatat e ish-pronarëve, të cilët vendosën që të dërgonin çështjen në Strasburg. Por mesa duket edhe atje nuk kanë arritur që të fitojnë me pretendimet e tyre.

Ky vendim tregon se legjislacioni i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë mbi çështjen e kompensimit të pronave është tërësisht në respekt të parimeve të të drejtave të njeriut, ndryshe nga sa pretendonte pala tjetër.

Sipas kësaj skeme, toka do të kompensohet duke marrë në konsideratë gjendjen e saj në momentin e sekuestrimit nga regjimi komunist dhe jo sesi është regjistruar sot në Kadastër.

I vetmi ndryshim i bërë është që nëse prona sot ka një vlerë të madhe, nuk do të kompensohet me vlerën që ka pasur më parë, por duhet që të paguhet me jomë pak se 10% të vlerës së tregut që ka sot.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e strasburgut vendimi per skemen e kompensimit te pronave gjykata e strasburgut vendimi per skemen e kompensimit te pronave

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2020, 10:52

TIRANE- Këto janë pamjet e momentit të shoqërimit të disa aktivistëve të shoqërisë Civile që kishin organizuar një protestë kundër karantinës ditën e sotme në S...