Aktualitet

Ogerta Manastirliu: Dita e nëntë pa humbje jete, strategjia e ekspertëve funksionoi

7 Maj 2020, 11:32 Nga DOSJA
Ogerta Manastirliu: Dita e nëntë pa humbje jete, strategjia e

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasitrliu gjatë fjalës së saj në mbledhjen online të Komitetit Teknik të Ekspertëve ka deklaruar se sot është dita e nëntë pa humbje jete dhe kjo sipas saj tregon se strategjia e ekspertëve funksionoi.

“Strategjia e ekspertëve funksionoi dhe këtë e tregojnë rezultatet e deritanishme. Sistemi shëndetësor funksionoi në të gjitha hallkat e tij, nga shëndeti publik, në shërbimin e urgjencës dhe në të gjithë strukturat e shëndetësisë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë gjatë komunikimit online të takimit të thirrur nga Kryeministri Edi Rama me Komitetin Teknik të Ekspertëve.

Ajo theksoi më tej se do të rriten kapacitetet e testimit. “Po përgatitetimi të forcojmë kapacitetet tona me testimin dhe gjurmimin e rasvete, por edhe testimet serologjike për grupet e riskut për të parë imunizimin e tyre”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur për një bisedë online Komitetin Teknik që po menaxhon situatënë e koronavirusit. Gjatë fjalën e tij, Rama ka komentuar debatin lidhur me emrat e tyre dhe debatin se kur është shënuar rasti i parë me COVID në Shqipëri. Ndërsa mjekët kanë bërë një pasqyrim të situatës, pas lirimit të masave, që sipas tyre deri më tani është nën kontroll. ta shtoj edhe tek seksionet e tua

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Maj 2020, 10:52

TIRANE- Këto janë pamjet e momentit të shoqërimit të disa aktivistëve të shoqërisë Civile që kishin organizuar një protestë kundër karantinës ditën e sotme në S...