Bota

“U infektova nga virusi në Afrikë prej dhjetorit të 2019”, dëshmia e italianes: E zbulova një javë më parë me testin

7 Maj 2020, 10:50 Nga DOSJA
“U infektova nga virusi në Afrikë prej dhjetorit të

ITALI– Dëshmia e Silvia Barbagallo, organizatore e ngjarjeve kulturore:  Pas testit për Covid-19 në mars rezultova  negativ, disa ditë më parë testi konfirmoi se kam antitrupa. Sa raste pozitive i kanë shpëtuar statistikave?”

Një postim në Facebook ishte i mjaftueshëm dhe qindra njerëz më shkruan duke treguar historinë e tyre. Vetmia e shumë personave që janë sëmurë muajt e fundit, të cilët kanë pasur ethe të tmerrshme, pneumoni, por për faktin që kanë qenë  në shtëpi  nuk kanë mundur të bëjnë testin, tregon se shumë njerëz mund të jenë infektuar dhe nuk e kanë ditur.  Virusi kishte qenë midis nesh me muaj, por ne nuk e dinim. Unë u infektova në dhjetor, por vetëm disa ditë më parë zbulova se kisha Covid-19, pasi bëra testin serologjik. por unë nuk rregjistrova në spital si një paciente e infektuar, në asnjë statistikë nuk janë llogaritur raste të tilla siç kam kaluar edhe unë.

Silvia Barbagallo është e angazhuar në fushën e kulturës.  Pasi ajo kishte organizur disa aktivitete, panaire librash dhe ekspozita, ajo ishte sëmurë në 24 dhjetor, pasi u kthye nga një udhëtim në Afrikë me djalin e tij.

“Kisha shumë ethe, por fatmirësisht pasi unë u trajtova me paracetamol dhe kortizon u shërova  shpejt. Ishte një lloj gripi shumë i rëndë, më tha mjekja ime e familjes.”– tregon Silvia, e cila mes muajit  janar dhe shkurt ajo shkon në Milano disa herë për punë.

Pas disa javësh, Covid-19 bëhet një spektër botëror. Fillon edhe tragjedia italiane, të vdekurit në Lombardi.

“Më 6 mars, dy ditë para se vendi të bllokohej unë kisha shkuar pesë herë në Milano dhe në Lombardi. Situata ishte tashmë serioze. Tregohesha e kujdesshme por megjithatë unë rezultova  negative në testin e virusit.”– tha ajo.

Pastaj, karantina.

“Ne u mbyllëm në shtëpi, ashtu siç bënin të gjithë italianët. Unë isha e qetë, testi ishte negativ. Por disa ditë më parë, djali im vetëm  17 vjeç kishte shumë ethe. Në atë pikë ne vendosëm t’i bëjmë e gjithë familja, teste serologjike në një laborator privat. Dhe zbulova që kam antitrupa Covid-19, dhe rezultova pozitive për “Igg”, imunoglobulinat G, të cilat dëshmojnë se kontaktojnë me virusin shumë kohë .“- thotë ajo.

Ndër të tjera Silvia thotë se ethet e forta që kaloi në dhjetor ishin nga Covid-19, prandaj ajo kupton se infeksionin nuk e mori në Milano, por në Afrikë, me siguri gjatë udhëtimit për në Tanzani. Në fakt, dhjetëra familje kineze që tani jetonin në Tanzani fluturuan me të njëjtin avion ku ishte edhe Silvia me  djalin e saj. A ka ndodhur infeksioni atje? Ndoshta.

Por ajo që dëshiron të dëshmojë Silvia Barbagallo është bilanci i rasteve të koronavirusit në Itali ka qenë shumë herë  më i lartë sesa statistikat zyrtare.

“Të dhënat që kemi lexuar dhe dëgjuar prej dy muajsh nuk janë të besueshme ose më mirë japin një paraqitje jo të plotë të këtij skenari. Nëse të gjitha ato do të shfaqeshin në një hartë, do të zbulonim që tashmë do të kishin një numër teje të lartë të të sëmurëve dhe të vitkimave.”– shpjegon ajo.

Burimi:  Repubblica 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali silvia barbagallo koronavirusi ne itali silvia barbagallo

Sondazh

Poll