Bota

Thaçi i prerë: Dialogu me Serbinë do të rezultojë me njohjen e Kosovës, Kurti është i lirë t’i shkruaj kujtdo

7 Maj 2020, 10:29 Nga DOSJA
Thaçi i prerë: Dialogu me Serbinë do të rezultojë me

Kosovë- Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar së fundmi se dialogi me Serbinë, i kordinuar nga SHBA dhe BE-së, do të përfundojë me njohjen e Kosovës. Këto komente Thaçi i bëri dhe pas Samitit të Zagrebit, ku u diskutuan edhe çështja e dialogut mes dy vendeve.

“Dialogu duhet të vazhdojë mes dy vendeve sovrane të pavarura. Këto realitete nuk mund t’i ndryshojë askush. Nuk dua të komentoj deklarime të këtij apo atij zyrtari, por ta përfaqësojë në çdo instancë ndërkombëtare vullnetin e qytetarëve të Kosovës, vizionin e politikës kosovare dhe të institucioneve kosovare, atë të vendit të pavarur dhe sovran duke respektuar në tërësi integritetin territorial të saj. Natyrisht përmbyllja e procesit të dialogut – me idershipin e SHBA-ve dhe në koordinim me BE-në – do të rezultojë me njohje reciproke nga ana e Serbisë dhe Kosovës si dy vende të pavarura” , u shpreh ai. 

Sa i përket letrës që  kryeministri në detyrë Albin Kurti i dërgoi zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence, në të cilën thuhet se emisari i posaçëm amerikan për dialogun Richard Grenell, është keqinformuar nga presidenti, Thaçi këtë nuk  e komentoi gjatë.

“Nuk jam duke i lexuar. Por ai është i lirë që t’i shkruaj kujtdo dhe çfarë të dojë. S’e kam ndërmend të merrem me letrat e Kurtit. SHBA-të e njohin realitetin në Kosove shumë mirë, edhe se të gjithë të tjerët”, tha ai. 

Një ditë më parë u zhvillua online Samiti i Zagredit, ku morrën pjesë liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor. Pas takimit erdhi edhe një deklaratë nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila u shpreh se vendet janë të bashkuara dhe ekonomia do ngrihet sërish pas krizës së COVID-19

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci samiti i zagrebit hashim thaci samiti i zagrebit

Sondazh

Poll