Bota

‘Profecia’ e babait të Boris Johnson në 1982: Parashikova gjithçka për koronavirusin 40 vjet më parë…

7 Maj 2020, 10:26 Nga DOSJA
‘Profecia’ e babait të Boris Johnson në 1982: Parashikova

BRITANI– Sipas kritikëve, nuk është saktësisht një kryevepër narrative, por tani që e gjithë bota po flet për epideminë, mediat raportojnë se ishte  Stanley Johnson, babai kryeministrit britanik, i cili i shkroi në një libër në 1982 se bota do të prekej nga një virus.

Libri që po diskutohet, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, quhet “Virusi i Marburgut” dhe është një histori, e vendosur midis Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe Afrikës me implikime politike të  fshehura e cila shpaloset mes një kohe pandemie si kjo e Covid-19,  ndërkohë që po manipulohet për zhvillimin e një vaksine në laborator.

Të gjithë elementët që parashikuan lajmet e këtyre muajve dhe që e shtynë Stanley Johnson të shkruante kështu vijnë pasi sipas tij ai kishte parashikuar një virus të tillë 40 vjet më  parë.

Përmes një interviste disa javë më parë në “Telegrafi”, babai i Boristha: Unë parashikova gjithçka për koronavirusin 40 vjet më parë. Lutuni për një fund të lumtur.

Por kujtojmë se pavarësisht këtij parashikimi, Boris u infektua edhe vet nga ky virus, por fatmirësisht e fitoi këtë betejë, ndërsa pas daljes së tioj nga kujdesi intensiv, partnerja e tij solli në jetë edhe djalin e tyre në mes të kësaj krize pa u infektuar.

Në një deklaratë në Downing Street në Londër ai tha: Kjo është kriza më e rëndë shëndetësore në këtë gjeneratë, shumë nga të dashurit tanë do të vdesin.

Por prej asaj kohe Johnson u detyrua të mbyllte kufijtë në mbarë vendin në përpjekje të frenimit të virusit. Ndoshta ai duhet të kishte lexuar,  çfarë kishte shkruar i ati, siç  ndodhi edhe në lidhje me Brexit. Përpjekja e fundit e Stanley i cili ishte edhe eurodeputet për Partinë Konservatore është në të vërtetë si një thriller satirik, ku në 2017 nisën diskutimet për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Kush e di, ndonjëherë ju duhet të dëgjoni ende prindërit tuaj.

Burimi:  liberoquotidiano

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnosn koronavirusi ne bote boris johnosn koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll