Bota

I dyti pas Gjon Buzukut/ Kush ishte Lekë Matrënga, autori i parë i letërsisë së shkruar arbëreshe

7 Maj 2020, 09:12 Nga DOSJA
I dyti pas Gjon Buzukut/ Kush ishte Lekë Matrënga, autori i parë

Lekë Matrënga, autori i parë i letërsisë së shkruar arbëreshe dhe i dyti shqiptar pas Buzukut, ka ndërruar jetë 401 vite më parë, më 6 maj 1619. Vitin e shkuar, arbëreshët e Siçilisë e përkujtuan këtë datë me kremtimin e një meshe solemne, në Katedralen e Horës së Arbëreshëve dhe mbajtjen e një kongresi ndërkombëtar në Universitetin e Palermo-s.

Matrënga ushtronte veprimtarinë e tij si prift dhe njeri i kulturës njëkohësisht, dhe ishte ndër të parët që mbrojti dhe kultivoi identitetin e përkatësinë e arbëreshëve.  Matrënga është autori më i vjetër arbëresh që njohim deri më sot.

Lindi në Horë të Arbëreshëve në Sicili, pasi kreu studimet filozofike e teologjike në kolegjin e Shën Athanasit në Romë, u kthye në vendlindje, ku shërbeu si prift.  Në vitin 1592  përktheu nga italishtja dhe botoi në Romë një katekizëm me titull “E mbesueme e kërshterë” ( Doktrina e Krishterë).

Kjo vepër përbëhet nga 28 faqe, me përmbajtje shpirtërore e katekistike, ka rëndësishme të veçantë për kishën arbëreshe. Aty përfshihet edhe  një vjershë me tetë vargje, që përbën llojin e parë të vargut të shkruar shqip, si dhe vetë katekizmin. Vepra është një doracak fetar për doktrinën e krishterë në formë pyetje-përgjigje.

Kjo vepër është e rëndësishme edhe për dokumentimin e një faze të vjetër të të folmeve të arbëreshëve të Sicilisë; ajo paraqet interes edhe për vjershën e shkurtër botuar në atë vëllim, dokumenti i parë i botuar i vjershërimit shqip.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora lekë matrënga lekë matrënga

Sondazh

Poll