Bota

Koreja e Jugut reagon për Kim Jong-un: Nuk ka shenja të një operacioni në zemër.  “Zhdukja” prej 40 ditësh e liderit

7 Maj 2020, 10:01 Nga DOSJA
Koreja e Jugut reagon për Kim Jong-un: Nuk ka shenja të një

KORE E JUGUT– Udhëheqësi i Koresë së Veriut u “zhduk”  për të paktën 20 ditë nga skena publike, ku madje nuk mori pjesë as në festimet e ditëlindjes së gjyshit të tij të ndjerë,  një nga ngjarjet më të mëdha të vitit që  zhvillohet në Kore.

Gjatë asaj kohe mediat e huaja në mbarë botën raportuan se ai ishte “shumë i sëmurë”, gjithashtu pretenduan se ai edhe mund të kishte vdekur. Por ai më pas u shfaq në ingagurimin e një fabrike plehrash, ku dukej se gëzonte shëndet të plotë.

Çfarë tha inteligjenca e Koresë së Jugut?

Kreu i agjencisë së inteligjencës së Koresë së Jugut, Suh Hoon, foli në parlament ditën e djeshme, duke thënë shenjat që u vunë re në duart dhe në fytyrën e Kim nuk tregojnë se ai ka qenë i sëmurë.

Komiteti dëgjoi se udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte shfaqur në publik 17 herë këtë vit. Por krahasuar me një vit më  parë ai është shfaqur më pak, pasi mediat shkruajnë se para një viti, Kim ishte shfaqur 50 herë.

Kjo mund të jetë si shkak i Covid-19, tha një anëtar i komitetit, edhe pse Koreja e Veriut zyrtarisht nuk asnjë rast të Covid-19.

“Nuk mund të përjashtohet që ka një shpërthim në Korenë e Veriut.”-  tha ligjvënësi Kim Byung-kee.

“Kim Jong-un ishte përqendruar në konsolidimin e punëve të brendshme të tilla si forcat ushtarake dhe takimet në Qeveri, por çështja e koronavirusi ka kufizuar më tej veprimtarinë e tij publike.”- shton ai.

Cilat ishin fjalët për Kim?

Pasi lideri komunist mungoi në festimet e ditëlindjes më 15 prill, nisën të dëgjohen shumë fjalë për shëndetin e tij.  Gjashtë ditë më vonë, një burim anonim i tha Daily NK, deklaroi se zoti Kim kishte probleme të rënda me zemrën.

Thashethemet më pas u përsëritën nga mediat ndërkombëtare, me disa deklarata që pretendonin se ai ishte në një gjendje kritike, dhe të tjerët madje thanë se ai kishte vdekur.

Në atë kohë, qeveria e Koresë së Jugut dhe burime të inteligjencës kineze duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters thanë se kjo nuk ishte e vërtetë.

Thae ka kërkuar falje, duke thënë: Unë jam i vetëdijshëm se një nga arsyet pse shumë prej jush votuan për mua si ligjvënës është me pritjet e një analize të saktë dhe parashikime për çështjet e Koresë së Veriut. Unë e kam kuptuar se kam faj dhe për këtë kam shumë përgjegjësi.

A është zhdukur edhe më parë Kim?

Në vitin 2014, Kim Jong-un u zhduk nga publiku për 40 ditë duke ndezur lumë debatesh dhe pretendimesh, porthuajse si rasti i fundit.

Por mediat shtetërore aso kohe deklaruan se ai vuante nga një “gjendje e pakëndshme fizike”, por nuk treguan konkretisht se nga çfarë sëmundje është i rrezikuar.

Burim: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim jong un kim jong un

Sondazh

Poll