Bota

DEKLARATA/ Presidenti Trump: Koronavirusi më i keq se sulmet e ’11 Shtatorit’ dhe ‘Pearl Harbor’

7 Maj 2020, 09:20 Nga DOSJA
DEKLARATA/ Presidenti Trump: Koronavirusi më i keq se sulmet e ’11

SHBA– Presidenti Donald Trump tha se pasojat nga pandemia e koronavirusi në SHBA janë më të mëdha se sulmi i “Pearl Harbor” dhe se atentati terrorist i 11 shtattorit.

“Ne kaluam në sulmin më të keq që kemi pasur ndonjëherë mbi vendin tonë. Ky është me të vërtetë sulmi më i keq që kemi pasur ndonjëherë. Pandemia është më keq se Pearl Harbour dhe se sulmi mbi Kullat Binjake, “u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Deri më tani në SHBA janë infektuar më shumë se 1.2 milionë persona nga të cilët kanë ndërruar jetë rreth 74 mijë të infektuar.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Ndërsa më 7 dhjetor të vitit 1941, 189 avionë luftarakë japonezë sulmuan papritur bazën ushtarake detare në Pearl Harbor duke vrarë 2400 oficerë dhe duke plagosur 300 të tjerë.

Marrë nga TheHindu.com

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll