Bota

Afro 300 mijë viktima në mbarë botën, infektohen nga koronavirusi 3.8 milionë njerëz të tjerë. Rriten sërish shifrat n

7 Maj 2020, 09:35 Nga DOSJA
Afro 300 mijë viktima në mbarë botën, infektohen nga

3,860,454 të infektuar, 267,054 viktima dhe 1,320,984 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë.

Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Deri më tani në SHBA kanë humbur jetën 75.490  qytetarët dhe janë infektuar 1,269,025. Situata paraqitet shumë më e qetë në Kinë, aty ku u shfaq edhe për herë të parë virusi, ku numri total i viktimave është 4,633. Situata nuk paraqitet mirë në Brazil. Në këtë shtet numri i viktimave po rritet ndjeshëm nga dita në ditë dhe deri më tani janë shënuar 8.588 viktima.

Fatkeqësisht virusi nuk është larguar as nga Europa. Italia duket se nuk po shpëton nga koronacvirusi pasi atje sërish brenda kësaj jave është shënuar një rritje e numrit të viktimave.Në total Italia numëron 29,958 viktima dhe në Francë kanë humbur jetën 25,809 qytetarët. Sakaq, në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 26.070  qytetarë.

Numri i të infektuarve dhe viktimave rritet çdo ditë edhe në Ballkan. Në Shqipëri janë infektuar 842 persona dhe janë shënuar 31 viktima.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll