Bota

Prishen raportet ndërmjet Kurtit e Konjufcës?/ Çfarë ka ndodhur së fundmi dhe posimi i kryeministrit që ngjalli dyshime

7 Maj 2020, 09:29 Nga DOSJA
Prishen raportet ndërmjet Kurtit e Konjufcës?/ Çfarë ka

Kosovë- Prej disa ditësh në Kosovë qarkullon një dyshim se mund të jenë prishur marrëdhëniet mes Albin Kurtit dhe nënkryetarit Glauk Konjufca. Por, për këtë dyshim nuk ka pasur asnjë përgjigje nga Albin Kurti dhe Glauk Konjufca. Gazeta Sinjali  në Kosovë ka tentuar të marrë një përgjigje nga ata, po përpjekjet kanë qenë të kota.

Ndërkohë dyshimin e ka përforcuar edhe postim i fundit Albin Kurtit në Instagram, i cili ka falënderuar sekretaren organizative, Vlora Haxhimehmedin dhe nënkryetarin Besnik Bislimi për rritjen e përkrahjes që ka marrë së fundi LVV. Ai në këtë postim  nuk ka përmendur, në asnjë moment Konjufcën.

Po kështu, dyshimi për një përçarje ndërmjet Kurtit dhe Konjufcës ka nisur para dy javësh, kur ky i fundit reagoi ashpër ndaj deklaratave të këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit, duke thënë se “ai mund të kishte vend në kabinetin”. Kurti e shkarkoi Gashin të nesërmen, por nuk u distancua nga deklaratat e tij.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti glauk konjufca albin kurti glauk konjufca

Sondazh

Poll