Bota

Vdesin 449 njerëz brenda 24 orëve në Britani, Boris Johnson me objektiv të ri: Do kryehen 200 mijë teste në ditë për Cov

6 Maj 2020, 14:19 Nga DOSJA
Vdesin 449 njerëz brenda 24 orëve në Britani, Boris Johnson me

BRITANI E MADHE- Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën të paktën 449 persona duke e çuar në 29.876 mijë numrin total të vdekjeve.

Me bilancin e sotëm vihet re se Anglia ka regjistriar 331 vdekje në spitale, Uellsi 21, Skocia 83 viktima, ndërsa në Irlandën Veriore kanë vdekur 14 pacientë të tjerë.

Por mediat e huaja ditën e djeshme shkruajtën se nëse shtohen edhe vdekjet e pa rregjistruar siç janë rastet e pacientëve në shtëpi apo të moshuarit në azile, numri i saktë i viktimave  në Britani mund të jetë të paktën  40,000.

Qeveria do të njoftojë sot numrin e saj zyrtar të viktimave, e cila do të përfshijë vdekjet në shtëpi dhe azile brenda gjithë territorit të saj.  Ndërkohë ditën e sotme kryeministri britanik, Boris Johnson vendosi një objektiv të ri për të testuar 200,000 njerëz në ditë për koronavirus deri në fund të muajit maj.

 

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll