Bota

Arrestohet vrasësi serial në Barcelonë/ Ditën duartrokiste për mjekët, në mbrëmje vriste të pastrehët me mjete të for

6 Maj 2020, 13:42 Nga DOSJA
Arrestohet vrasësi serial në Barcelonë/ Ditën duartrokiste

BARCELONË– Përhapja e koronavirusit në  mbarë botën ka regjistruar zyrtarisht vrasësin e saj të parë serial, pas arrestimit të një tifozi të ekipit të futbollit të Barcelonës, i cili ka kryer disa vrasje gjatë periudhës së karantinës në zemër të Katalonjës.

Në një video të bërë virale në mediat e huaja, shihet emigranti i paligjshëm brazilian i cili është veshur me një kapele dhe xhup prej lëkure në ngjyrë të zezë, me një sjellje të mjaftë të frikshme.

Sipas mediave të huaja mësohet se ai vriste të pastrehët që flinin nëpër rrugët e qytetit. Një gjykatës në Rubí ra ndakord për të dërguar në burg këtë vrasës , që u ka marrë jetën tre  të pastrehëve në Barcelonë, të cilëve iu afrua kur ata ishin duke fjetur, në mënyrë që ata të mos mbroheshin, duke i rrahur me shkopinj ose shufra hekuri në kokë.

I marrë në pyetje nga gjykata hetuese, 35 vjeçari një shtetas brazilian, i cili ka mohuar faktet, edhe pse autoritetet kanë rënë dakord për paraburgimin e tij, pasi vlerëson rrezikun e përsëritjes kriminale në vend.

Por që ishte e çuditshme në këtë rast, ishte fakti që vrasësi 35-vjeçar ditën duartrokiste për mjekët që po ndihmonin nëluftën kundër virusit, ndërsa në darkë u merrte jetën të pastrehëve.

Burimi: abc

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne barcelone vrasesi serial koronavirusi ne barcelone vrasesi serial

Sondazh

Poll