Bota

147 viktima/ “Jo lajme të rreme.” Zv.ministri i Shëndetësisë në Greqi: Ne i kushtojmë vëmendje shkencës

6 Maj 2020, 11:50 Nga DOSJA
147 viktima/ “Jo lajme të rreme.” Zv.ministri i

GREQI– Greqia është një ndër vendet që fqinje që pavarësisht rateve të shumta me Covid-19 po planifikon që turizmi të rinis në vend nga 1 korriku.

Por ende situata duket se nuk është plotësisht e qetë sepse sipas mediave vedase është mësuar se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 10 raste të reja me COVID-19. Në këtë mënyrë numri total i të sëmurëve ka shkuar në 2.642 që prej fillimit të shpërthimit.

Sipas Zv.ministrit të Shëndetësisë, Tsiodras, 35 pacientë janë duke u trajtuar në ICU me intubacion, ndërsa 81 të tjerë  janë larguar nga njësia e kujdesit intensiv.

Ndër të tjera ai tha se fatmirësisht më 5 maj nuk  u shënua asnjë viktimë, prandaj deri më tani numri total i të vdekurëve ishte 146, por sot ka ndërruar jetë një grua 89-vjeçare që ishte e infektuar me Covid-19. Ajo ishte e shtruar në Spitalin Sotiria ku edhe ka vdekur.

Mosha mesatare e të vdekurve është 75 vjeç dhe 92.3% vuanin nga një sëmundje të mëparshme ose ishin më e vjetër mosha, 70 vjeç, shkruajne mediat greke.  Mosha mesatare e intubimit është 67 vjeç, ndërsa 8 prej tyre janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 97% e pacientëve me intubacion vuajnë nga sëmundja themelore.

Ndër të tjera ai  ka thënë se nuk duhet t’i kushtojmë vëmendje lajmeve të rreme apo informacioneve në rrjetet sociale, pasi sipas tij duhet  të mbështetemi në shkencë sa i  përket çështjes së Covid-19.

 

 “Ne nuk shikojmë lajme të rreme, nuk i kushtojmë vëmendje mediave sociale, por shkencës.”-  ka përfunduar Tsiodras.

Burimi: Zougla

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi sotiris tsiodras koronavirusi në greqi sotiris tsiodras

Sondazh

Poll