Bota

Studiuesit në Belgjikë: Pse në vendet skandinave dhe Ballkan ka më pak viktima nga Covid-19?

6 Maj 2020, 12:51 Nga DOSJA
Studiuesit në Belgjikë: Pse në vendet skandinave dhe Ballkan ka

SUEDI-Nga harta e përhapjes së virusit në mbarë botën vihet re edhe diferenca mes shteteve që  janë goditur më shumë nga virusi dhe atye kombeve që nuk  kanë  shënuar bilance të frikshme vdekjesh.

Nga mediat e huaja janë publikuar edhe sugjerimet e disa studiuesëve  në Universitetin e Gentit në Belgjikë të cilët besojnë se ndryshimet gjenetike midis banorëve mund të shpjegojnë pse diferencën e jetëhumbjeve nga vendi në vend nga COVID-19.

Sipas tyre kjo mund të shpjegojë pse vendet skandinave ose ato të Evropës Lindore janë më pak të prekura se vendet e tjera.

Ndër të tjera thuhet se në vendet skandinave numri i vdekjeve nga koronavirusi është shumë më i ulët se mesatarja, e po ashtu dhe në vendet e Ballkanit numri i vdekjeve është relativisht i ulët.

Koronavirusi nga ana tjetër, ka goditur rëndë vende si Italia veriore, Spanja dhe Nju Jorkun. Ndërsa ekspertët deklarojnë se  ashpërsia e virusit  ndikohet nga karakteristika të caktuara gjenetike.

Ata gjetën një lidhje midis gjenit ACE1 dhe zhvillimit të virusit koronar dhe arritën në përfundimin se sa më shumë njerëz në një vend kanë polimorfizmin D të atij gjeni, aq më pak vdekje ka nga sëmundja COVID-19 në atë vend. Polimorfizmi është shfaqja e varianteve të shumta të të njëjtit gjen brenda një popullate të vetme.

” Më tej shkojmë në Evropë, në lindje, aq më e zakonshme është polimorfizmi DE ACE1.”-  tha  Prof. Joris Delanghe, që gjithashtu tregoi se forca e Covid-19  po shihet është tashmë në rënie  nga Evropa Perëndimore në atë Qendrore dhe Lindore.

Sipas shkencëtarëve  thuhet se në 41 % të ndryshimeve në rrezikshmërinë e një pandemie në vendet e veçanta mund të shpjegohen nga incidenca e polimorfizmit.

Burimi: telegraph.co.uk

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota belgjike koronavirusi ne ballkan koronavirusi ne suedi belgjike koronavirusi ne ballkan koronavirusi ne suedi

Sondazh

Poll