Bota

Studimi: Miliarda njerëz do të jetojnë në zona shumë të nxehta deri në vitin 2070

6 Maj 2020, 12:14 Nga DOSJA
Studimi: Miliarda njerëz do të jetojnë në zona shumë

AFRIKË– Nëse planeti vazhdon të nxehet në nivelet aktuale gjatë 50 viteve të ardhshme, të paktën 3 miliardë persona mund të jetojnë sot në zona shumë të nxehta për njerëzit. Kështu raportohet nga përfundimi i një studimi të ri.

Për mijëra vjet, njerëzit kanë jetuar në një zonë të ngrohtë klimatike, ku temperaturat janë ideale për shoqërinë që të lulëzojë, me kushte të favorshme për rritjen e ushqimit dhe për mbajtjen e bagëtive.

Ndërkohë një ekip ndërkombëtar i arkeologëve, shkencëtarëve të klimës dhe ekologëve thanë se deri në vitin 2070 miliarda njerëz do të jetojnë në kushte më të nxehta se në 6 mijë vitet e fundit.

Për çdo 1 gradë Celcius ngrohje, 1 miliard njerëz ose do të duhet të migrojnë në rajone më të ftohta, ose do të duhet të përshtaten me të nxehtin ekstrem.

Tim Kohler, një arkeolog në Universitetin e Uashingtonit dhe bashkëautor i studimit, tha se këto gjetje mund të tregojnë se çfarë mund të ndodhë nëse ne nuk ndryshojmë sjelljen tonë.

Në këtë studim deklarohet se për shkak se zonat e tokës po ngrohen më shpejt se oqeanet, temperaturat e përjetuara nga njerëzit ka të ngjarë të rriten me rreth 7.5 ° C deri në vitin 2070. Për këtë fakt mund të ketë pasoja të rënda për prodhimin e ushqimit, qasjen në burimet e ujit, konfliktin dhe përçarjen e shkaktuar nga migrimi.

Ndër vendet më të nxehta në Tokë është Saharaja e Afrikës, ku përjetohen temperatura mesatare vjetore mbi 29 ° C. Megjithatë studiuesit thanë që zonat me nxehtësi ekstreme pritet të përhapen në 19% të sipërfaqes së Tokës, duke prekur 3.5 miliardë njerëz deri në vitin 2070.

 

Rajonet që janë më të rrezikuara janë ato të Afrikës Sub-Sahariane, Amerikës së Jugut, Indisë, Azisë Juglindore, Gadishullit Arabik dhe Australisë.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ne 2070 do rriten temperaturat temperaturat e larta ne 2070 do rriten temperaturat temperaturat e larta

Sondazh

Poll