Bota

‘Skandali’ në Angli/ Këshilltari kryesor i Qeverisë thyen karantinën për të takuar të dashurën e martuar, jep dorëh

6 Maj 2020, 11:17 Nga DOSJA
‘Skandali’ në Angli/ Këshilltari kryesor i Qeverisë

BRITANI– Këshilltari i qeverisë britanike, Neil Ferguson njëkohësisht edhe epidemiologu me profesion ka dhënë dorëheqjen pas shkeljes së rregullave të izolimit që janë vendosur kundër Covid-19.

Ferguson ka dhënë dorëheqje nga Grupi Këshillëdhënës i Qeverisë Britanike (SAGE) pasi u bë publik lajmi se ai kishte shkelur rregullat e izolimit të koronavirusit.

Teksa njoftoi dorëheqjen e tij ditën e djeshme ai deklaroi se po hiqte dorë nga posti i tij në Grupin Këshillues Shkencor të qeverisë për Emergjencat (Sage), për një ‘gabim’.

E ndërkohë pas këtij lajmi mediat britanike raportojnë se ‘gabimi’ i Ferguson ishte se ai vizitoi të dashurën e tij 38-vjeçare, Antonia Staats dy herë.

Ndërsa sipas mediave të huaja mësohet se Antonia Staats, 38 vjeç, jeton me burrin dhe fëmijët e saj në një shtëpi prej 1.9 milion paund.

Kujtojmë që Ferguson drejtonte grupin e shkencëtarëve në Imperial College London, parashikimet e të cilit ndihmuan në bindjen e ministrave për nevojën që vendi ka për masat drastike të Covid-19.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antonia staats koronavirusi në britaninë e madhe neil ferguson antonia staats koronavirusi në britaninë e madhe neil ferguson

Sondazh

Poll