Bota

Analizë: Pse Evropa Lindore është goditur më pak nga koronavirus sesa perëndimi?

6 Maj 2020, 12:28 Nga DOSJA

Ky krahasim shifrash të pandemisë nga vende të ndryshme është i vështirë, pasi kanë peshë shumë faktorë dhe variabla të ndryshme. Por krahasimi midis Evropës Perëndimore nga njëra anë, dhe Evropës Qendrore e Lindore nga ana tjetër, tregon një ndryshim në përhapjen e koronavirusit që është shumë i dukshëm për t’u injoruar.

Edhe ato vende që janë goditur keq në Evropën Qendrore dhe Lindore kanë infeksione dhe vdekje (për milion banorë) shumë më të ulëta se vendet e Evropës Perëndimore. Krahasimi i statistikave është vërtetë i jashtëzakonshëm: Sllovakia ka regjistruar vetëm 1,413 raste të konfirmuara dhe 25 vdekje. Ndërsa Austria fqinje, që konsiderohet gjerësisht se e ka trajtuar me sukses sfidën e virusit, ka 10 herë më shumë infeksione dhe 20 herë më shumë vdekje se Sllovakia, me një popullsi dyfish më të vogël se Austria.

Por mund të jenë shkaqe të shumta që shkaktojnë këtë diferencë në përhapjen e Covid-19.  Jetëgjatësia më e ulët për EL (pra më pak njerëz të moshuar sesa EP), densiteti më i ulët i popullsisë, më pak fluturime nga Kina dhe nivele më të ulëta testimi.

Arsyeja më e rëndësishme është bllokimi i hershëm i zbatuar nga pothuajse të gjitha vendet e rajonit. Ndërsa në Britaninë e Madhe dhe kombet e tjera të Evropës perëndimore, ngjarjet dhe mbledhjet publike vazhdonin akoma në javën e dytë dhe të tretë të marsit, në Evropën Qendrore dhe Lindore, qeveritë panë atë që po ndodhte në Itali dhe zbatuan bllokime të shpejta dhe karantinim të ashpër.

Në shumë shtete, frika se sistemet e kujdesit shëndetësor janë të paafta për të përballuar kriza të mëdha shëndetësore, ndihmoi me vendosmëri për zbatimin e menjëhershëm të karantinimit. Kjo frikë gjithashtu i bëri popullsitë më të gatshme të ndiqnin urdhrat e publikuara nga Qeveritë. Por e kundërta ndodhi në vendet e Evropës Perëndimore apo SHBA.

“Ishte pikërisht fakti që ndiheshim më të prekshëm për shkak të sistemit tonë të dobët të kujdesit shëndetësor, që i bëri njerëzit të ndjekin bllokimin. E gjitha kjo është për shkak se nuk i besonim sistemit.”-  tha një politolog bullgar, Ivan Krastev.

“Njerëzit nuk janë mësuar të shohin në Evropën Qendrore dhe Lindore për shembuj pozitivë. Pjesërisht kjo është për shkak të stereotipave, por pjesërisht, për fat të keq, është dhe vetë faji jonë.”- u shpreh një zyrtar qeveritar në një vend të rajonit.

Zyrtarët në të gjithë rajonin mbeten gjithsesi të vetëdijshëm se mundësia e një vale të re infeksionesh është gjithmonë e pranishme. Për këtë arsye, shumë vende po mendojnë të lehtësojnë bllokimet e tyre, por duke mbajtur kontrolle të rrepta kufitare për të mbajtur jashtë vizitorët e huaj ose, të paktën, të karantinojnë të gjithë ardhjet e reja.


Greqia, e cila gjithashtu zbatoi një bllokim të hershëm dhe të rreptë për të shmangur shkatërrimin e sistemit të saj shëndetësor është një vend tjetër ku shifrat e koronavirusit deri më tani kanë mbetur fatmirësisht shumë të ulëta. Në një popullsi prej 11 milion, vetëm 2.620 raste të koronavirusit janë konfirmuar deri më tani, dhe 147 viktima.

“Ashtu si vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore, Greqia kishte një kuptim shumë të vërtetë të brishtësisë së sistemit të saj shëndetësor.Kjo e nxiti Qeverinë të ndërmarrë masa urgjente më herët se qeveritë e tjera të Evropës Perëndimore, të cilat ndjeheshin më të sigurta për aftësinë e sistemeve të tyre për të menaxhaur krizën.“-  tha George Pagoulatos, një ekonomist politik që kryeson fondacionin helen për politikë evropiane dhe të jashtme.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll