Bota

Pica dhe lule mjekëve që përballen me COVID-19 në Londër, biznesmeni Hidri: Ja pse e morëm këtë nismë!

6 Maj 2020, 11:25 Nga DOSJA
Pica dhe lule mjekëve që përballen me COVID-19 në

BRITANI E MADHE- Pronari i një studioje ligjore shqiptare në Angli, Diamand Hidri së bashku me dy biznesmenët e tjerë, Lana dhe Qemal Visha i dhuruan personelit mjekësor që po përballer me COVID-19 disa buqeta me lule dhe pica.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Hidri tregoi se përse e kishte kryer gjestin e tij ndaj të gjithë atyre që përballeshin me koronavirusin.

“Të bësh gjëra të vogla, por me dashuri të madhe. Arsyeja është thjesht humanitare, kjo për të vlerësuar sakrificën e tyre, të cilët ndodhen në një situatë të vështirë, duke luftuar në vijën e parë të frontit kundër një armiku të rrezikshëm në mbarë globin. Duke parë punën e tyre të palodhur, menduam që t’i surprizonim duke i dhuruar tufa me lule që simbolizojnë jetë dhe dashuri dhe pica. Sigurisht që u befasuan nga një gjest të tillë”, – u shpreh Hidri.

Disa ditë më parë biznesmenët shqiptarë befasuan mjekët dhe infermierët në Angli, duke u çuar lule dhe pica.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne angli shqiptaret ne angli koronavirusi ne angli shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll