Aktualitet

“Kush je ti e kush jemi ne”/ Zbardhet ARSYEJA e katër ekzekutimeve, Besmir Haxhia dhe Dorian Shkoza nuk likujduan autorët

5 Maj 2020, 15:59 Nga DOSJA
“Kush je ti e kush jemi ne”/ Zbardhet ARSYEJA e katër

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja nga sherri dhe konflikti mes grupeve që ka sjellë ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se shkak për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia është bërë mos dhënia e parave për makinat e vjedhura nga dy pjesëmarrësit në atentat, Klevia Alla dhe Altin Ndoci.

Të njëjta burime sqarojnë për Dosja.al edhe skemën e veprimit të grupit, në lidhje me vjedhjen dhe modifikimin e mjeteve që sjepeshin më pas me qira.  Klevis Alla dhe Altin Ndoci në bashkëpunim me persona të tjerë të grupit të tyre, që aktualisht janë shpallur në kërkim vidhnin makina. Më pas, ata i dërgonin mjetet e vjedhura në servisin e besmir Haxhiajt dhe u modifikonin numrin e shasisë.

Ngjyrën e makinës e ndryshonin në servisin e Dorjan Shkozës. Pas përfundimit të procesit, mjetet jepeshim me qira, por një pagesë mes bashkëpunëtorëve solli edhe konfliktin që shkaktoi katër viktima, Anxhelo Avdia, Dorian Shkova, Besim e Viktor Haxhia.

Të njëjtën gjë ka pohuar edhe Alla në dëshminë e tij, i cili tashmë është kthyer në një bashkëpunëtor të drejtësisë.

 “Jemi një grup që merremi me vjedhje makinash. Makinat i vidhnim e i çonim te servisi i Besmirit dhe pasi u ndryshonim numrin e shasisë, i dërgonim te servisi i Dorjan Shkozës, i cili merrej me lyerje duke u ndërruar ngjyrën makinave. Nga aty, një pjesë e makinave dilte për t’u shitur, ndërsa një pjesë i jepte Besmiri me qira, pra i punonte. Ky bashkëpunim ka zgjatur për disa kohë, deri në momentin që ne dorëzonim makinat e vjedhura, por Besmiri dhe Dorjani nuk na dhanë lekët. I kishim thënë disa herë se duhet të na jepte paratë, por si ai dhe Dorjan Shkoza refuzuan të na paguanin. Disa herë ishim përplasur verbalisht, kush je ti kush jeni juve. Kështu që, në dy mars shkuam te servisi i Dorjanit në Nishtulla dhe i kërkuam paratë. Ai në tha se nuk donte të paguante, aty i qëlluam atij dhe Anxhelo Avdiajt që ndodhej me të. Edhe Besmirit i kërkuam disa herë të na paguante, edhe atë ditë e thirrëm që të na jepte paratë. I qëlluam se na dolën nga fjala se nuk na dhanë atë që na takonte neve,“- mësohet të jetë shprehur Alla.

Burime nga grupi hetimor tregojnë se Alla ka ‘zbardhur’ të paktën 4 ngjarje kriminale.

Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe Klevis Allën, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ekzekutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. Seanca në Gjykatën e Durrës u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba, në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci anxhelo avdia besmir haxhia dorian shkoza klevis alla viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle altin ndoci anxhelo avdia besmir haxhia dorian shkoza klevis alla viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2020, 13:46

TIRANË– Sot është përkujtuar Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar një video të Sonjës, vajzës së Dëshmorit të At...