Aktualitet

Në mes të pandemisë, njoftohet protesta në sheshin “Skënderbej”: Mblidhemi të enjten në orën 12:00

5 Maj 2020, 15:52 Nga DOSJA
Në mes të pandemisë, njoftohet protesta në sheshin

TIRANË- Shqipëria prej dy muaj është në karnatinë e nuk lejohen grumbullimet e njrëzve, por kjo nuk ka ndaluar Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që të organizojë një protestë. Sipas një njoftimi të bërë në Facebook, mësohet se protesta do rë zhvillohet këtë të enjte në orën 12:00 në sheshin Skënderbej.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që është dhe organizatore e kësaj proteste, shkruan se qytetarët duhet të reagojnë ‘kundër dikaturës’, ‘falimentimit ekonomik’ dhe ‘burgut shtëpiak’. Ata shtojnë se protesta do të ruajë të gjitha masat e distancimit fizik, pasi qytetarët do të rrijnë 2 metra larg njëri-tjetrit.

NJOFTIMI PLOTË

Të nderuar miq, e ndërmarrim këtē nismë për të thirrur një protestë, kundër diktaturës, falimentimit ekonomik dhe burgut shtëpiak, me të cilin janë dënuar 2.8 milion shqiptarë. Mjekë dhe qytetarë të shquar kanë argumentuar se piku i epidemisë së Covid-19 në Shqipëri ka qenë midis fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, pra të paktën një muaj para se qeveria të ndalonte jetën normale në vend, duke dënuar të gjithë popullin me papunësi dhe burg shtëpiak. Mbi 110 mijë njerëz kanë humbur punën në këta dy muaj, pa llogaritur këtu gjysmën e popullsisë së vendit që jeton në fshat. Shqipëria, e varfër dhe e zhytur në borxhe edhe para epidemisë, tani rrezikon falimentimin ekonomik. FMN dhe BB kanë parashikuar qysh tani një rënie prej 5-7% të prodhimit kombëtar.

Ndërkohë Shqipëria ēshtë tërhequr  nga 5 nene të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. OKB dhe KE kanë paralajmëruar rrezikun e shfrytëzimit të epidemisë si pretekst për fuqizimin e regjimeve autoritare, si Shqipëria. Ju ftojmë të protestojmë të enjten, më 7 maj, ora 12.00 në Sheshin Skënderbej, në Tiranë, Sigurisht duke ruajtur distancimin social. Sa më shumë  të jemi, aq më të fortë jemi përballë policisë partiake të kryeministrit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit proteste ne tirane aleanca per mbrojtjen e teatrit proteste ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2020, 13:46

TIRANË– Sot është përkujtuar Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar një video të Sonjës, vajzës së Dëshmorit të At...