Aktualitet

Akuzat e PD për tenderin sekret të ushqimeve, SPAK merr në pyetje tre zyrtarët e parë

5 Maj 2020, 15:19 Nga DOSJA
Akuzat e PD për tenderin sekret të ushqimeve, SPAK merr në pyetje

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsionit, ka nisur hetimet për dosjen e tenderin sekret të Ministrisë së Mbrojtjes. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se hetimet po vijojnë intesivisht për tenderin e ushqimeve dhe janë marrë në pyetjet disa zyrtarë.

Saktësisht sot SPAK ka marrë në pyetje 3 anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Ylli Ymerin, Dafina Meçan dhe Adriatik Dapajn për këtë tender të dhënë në fund të marsit.

SPAK nisi hetimet pas akuzave publike të bëra nga PD, se ky tender është bërë pa garë, dhe i është dhënë një kompanie celulare nga Maqedonia e Veriut e cila vetëm 1 javë para tenderit kishte ndryshuar subjektin.

Pas akzuave publike, PD bëri dhe një kallëzim penal në Prokurori dhe akuzonte ministren Olta Xhaçka për disa vepra penale. Mes PD-së dhe Xhaçkës janë shkëmbyer dhe disa akuzave publike.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e mbrojtjes tenderat sekret tenderi i ushqimeve ministria e mbrojtjes tenderat sekret tenderi i ushqimeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2020, 13:46

TIRANË– Sot është përkujtuar Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar një video të Sonjës, vajzës së Dëshmorit të At...