Bota

Mund të jenë mbi 40 mijë të vdekur/ Vdesin 453 pacientë me Covid-19 në Britaninë e Madhe, shkon në 29 mijë numri totali

5 Maj 2020, 14:45 Nga DOSJA
Mund të jenë mbi 40 mijë të vdekur/ Vdesin 453 pacientë

BRITANI E MADHE- Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën të paktën 453 persona duke e çuar në 29 mijë numrin total të vdekjeve. Por mediat e huaja kanë shkruar se nëse shtohen edhe vdekjet e pa rregjistruar siç janë rastet e pacientëve në shtëpi apo të moshuarit në azile, numri i saktë i viktimave  në Britani mund të jetë të paktën  40,000.

Me bilancin e sotëm vihet re se Anglia ka regjistriar 366 vdekje në spitale, Uellsi 26, Skocia 44 viktima, ndërsa  në Irlandën Veriore kanë vdekur 17 pacientë të tjerë.

Qeveria do të njoftojë sot numrin e saj zyrtar të vdekjes, e cila do të përfshijë vdekjet në shtëpi dhe azile. Bilanci ditor u publikua  pasi të dhënat e reja nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) zbuluan se Mbretëria e Bashkuar tani ka nivelin më të lartë të vdekjes së koronavirusit në Evropë.

Bilanci i publikuar nga Zyra për Statistikat Kombëtare tregojnë se tashmë shifrat duket se kanë qenë më të larta se 32,000 deri në 24 prill – 10 ditë më parë.

Ky numër është 42 përqind më i lartë se numri i paralajmëruar nga Departamenti i Shëndetësisë në atë kohë, duke sugjeruar që totali aktual mund të ishte më i lartë se 40,000,  kjo do të nënkuptonte se COVID-19 ka vrarë më shumë britanikë në tetë javë sesa kanë vdekur gjatë shtatë muajve në Bombardimet e Luftën e Dytë Botërore.

Vetëm SHBA tani ka njoftuar më shumë vdekje sesa Britania, gati 70,000 , Spanja rreth 25.600 ndërsa në Francë kanë vdekur 25.200 të tjerë.

Ndërsa ekspertët paralajmërojnë se këto numra janë të pakrahasueshëm sepse vendet regjistrojnë vdekje në shifra të ndryshme, ata pranojnë që edhe të dhënat e papërpunuara mund të tregojnë se Mbretëria e Bashkuar është goditur më shumë sesa, Gjermania, ku ka më pak se 7,000 njerëz të vdekur. Të dhënat e Zyrës për Statistikat Kombëtare zbuluan sot se 29,710 njerëz në Angli dhe Uells kanë vdekur nga Covid-19.

Departamenti i Shëndetësisë, deri më 24 prill kishte numëruar vetëm 22.173 viktima të lidhura me virusin, që do të thotë se të dhënat e ONS-it bëjnë që vdekjet në vend të jenë 42 përqind më shumë sesa është raportuar.

Vonesat në raportet e vdekjes, personat e shumtë që vdiqën në shtëpi ose në azile dhe refuzimi për të numëruar këdo që nuk është testuar, nënkupton se llogaritjet ditore të vdekjeve nuk janë të sakta.

Dje Sekretari i Shëndetësisë njoftoi se gjithsej 28.734 njerëz kishin vdekur pasi rezultuan pozitiv për sëmundjen. Kjo sugjeron që totali i vërtetë, nëse është 42 përqind më i lartë, mund të jetë 40,802. Një ish-analist në ONS, Jamie Jenkins, sugjeroi që numri i vdekjeve të tepërta mund ta çojnë numrin e vërtetë të vdekjeve nga COVID-19 më shumë se 45,000.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2020, 12:38

BRITANI E MADHE- Me përhapjen e koronavirusit në mbarë botën  qeveritë e vendeve të prekura nga ky virus vdekejprurës kanë punuar edhe për krijimin e aplikacion...