Bota

“Koronavirusi është poliomieliti i këtij brezi.” Mjeku që shpëtoi Boris Johnson bën paralajmërimin: Pacientët e shë

5 Maj 2020, 12:16 Nga DOSJA
“Koronavirusi është poliomieliti i këtij brezi.”

BRITANI E MADHE- Me miliona njerëz që janë infektuar nga Covid-19 në mbarë  botën  edhe pas shërimit nga ky virus vdekjeprurës mund të kenë shqetësime të rënda përgjatë gjithë jetës së tyre.

Një mjek britanik ka bërë me dije se koronavirusi është poliomieliti i këtij brezi që do të ketë efekte afatgjata tek pacientët e shëruar.

Kështu ka deklaruar mjeku britanik i cili është pjesë e ekipit që trajtuan dhe i shpëtuan Kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson që u infektua nga koronavirusi.

“Covid-19 është poliomieliti i kësaj gjenerate. Pacientët kanë sëmundje të butë, të moderuar dhe të rëndë. Një numër i madh i pacientëve do të kenë paaftësi fizike, njohëse dhe psikologjike, pasi shërohen nga kjo sëmundje e rëndë që do të kërkojë një menaxhim afatgjatë.“- u shpreh  ai.

Ndërkohë që njihet si një ekspert për problemet e frymëmarrrjes në kujdesin intensiv, Nicholas Hart tregoi sesi mund të luftohet virusi para se Britania të ndërmerrte masat e kufizimit.

“Një lutje për ndihmë. Unë kam punuar për 18 orë në ditë, si shumë të tjerë, për të siguruar që ne mund të mbrojmë të gjithë pacientët tanë dhe të gjithë ekipin tonë të mrekullueshëm. Koronavirusi është një sëmundje e rëndë dhe unë dua që të gjithë të kujdesen dhe të qëndrojnë të sigurt dhe ju duhet vetm t qëndroni brenda.”- deklaroi ai.

Kujtojmë që pasi kryeministri Boris Johnson doli nga spitali falenderoi publikisht mjekët Dr. Nick Hart dhe Dr. Nick Pirce, për ndihmën e madhe që i kanë dhënë gjatë ditëve kur ai ndodhej në kujdes intensiv, madje edhe djalit të porsalindur i vuri emrin Nicholas.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani mjeku nicholas hart koronavirusi ne britani mjeku nicholas hart

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2020, 10:51

SHBA– Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, ka përgënjesshtruar deklaratat e presidentit Donald Trump, se koronav...