Bota

“Si përgatiteni mendërisht pas Covid-19” Psikologia: Nuk do të ketë kthim të shpejtë në normalitet

5 Maj 2020, 13:49 Nga DOSJA
“Si përgatiteni mendërisht pas Covid-19” Psikologia: Nuk

BRITANI E MADHE- Një psikologe e specializuar, Adrienne Matei për ankthin tregon se nuk do të ketë rikthim të shpejtë të jetës normale.

“Nuk do të ketë kthim të shpejtë në normalitet të jetës sonë pas pandemisë.”- deklaroi Matei për të ndihmuar të gjithë personat që të mos zhgënjehen, por thjeshtë të jenë realistë.

Në bazë të deklaratës së saj thuhet se bërja e planeve mund të shihet si një mënyrë për të të mbajtur aktiv dhe bën mirë psikologjikisht. Sipas psikologes nëse do të bëni plane, duhet t’i planifikoni ato për pas një viti ose më shumë.

 “Një gjë e shëndetshme që ju mund të bëni është të frenoni para zhgënjimit. Në këtë mënyrë ju rregulloni horizontet tuaja. Disa prej nesh mund të kenë ende shpresa për një ngjarje në të ardhmen si përshembull një martesë në mes të korrikut, ose një largim nga vendi ku jeni në shtator. Mënyra se si po formësohen gjërat, ka shumë pasiguri në të ardhmen. Çdokush mendon çfarë do të jetë e hapur? A do të ketë një valë të dytë të shpërthimeve? Dhe në ketë nuk e dimë. Të bëjmë plane, mund të jetë e dobishme psikologjikisht, duke na mbajtur të përfshirë në jetë. Por duke pasur parasysh rrethanat aktuale është më e mira të përqendohemi në jetën aktuale. Nëse nuk e bëni këtë përpiquni të përqendroheni në të ardhmen më të largët, mbase pas një viti ose më shumë nga tani.”- ka thënë Adrienne Matei.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota adrienne matei adrienne matei

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2020, 12:38

BRITANI E MADHE- Me përhapjen e koronavirusit në mbarë botën  qeveritë e vendeve të prekura nga ky virus vdekejprurës kanë punuar edhe për krijimin e aplikacion...

Bota 5 Maj 2020, 10:51

SHBA– Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, ka përgënjesshtruar deklaratat e presidentit Donald Trump, se koronav...