Bota

FOTOT/ Rrahu brutalisht te dashurën vetëm pse mbante era proshutë ,i riu paranojak i kishte nxirë jetën: Më quante k*rvë

5 Maj 2020, 12:18 Nga DOSJA
FOTOT/ Rrahu brutalisht te dashurën vetëm pse mbante era proshutë

BRITANI– Christopher Ellam, 22 vjeç, u përplas me të dashurën e tij, Bethany Smith, 23 vjeç, kur ajo u kthye në shtëpi nga puna e saj në një kafene dhe nuhaste ‘erë mishi’.

Vegani i rreptë e kishte ndaluar partneren e tij të hante produkte shtazorë. I kthyer në një paranojak, ai ka nuhatur aromën e proshutës në rrobat e të dashurës së tij prej katër vitesh, dhe e ka rrahur brutalisht, duke e goditur me shishe uthulle në fytyrë.

Madje përveç kësaj ai i ishte drejtuar me tone urrejtjeje, duke e quajtur 23-vjeçaren: “K*rvë e shëndoshë e neveritshme”.

Ellam ishte aq kontrollues, pretendon Bethany, sa e kontrollonte në gjithçka. E detyronte të mos shikonte programe me burra dhe madje i griste dhe veshjet që nuk i pëlqenin.

Bethany përfundimisht rrëmbeu guximin për të raportuar abuzimin në polici dhe Ellam u arrestua.

Në Gjykatën e Magjistraturës në Kirklees, Ellam u deklarua fajtor për sulm të dhunshëm, dy akuza për dëme penale dhe dërgimin e mesazheve të pavendosura ose fyese me qëllim të shkaktimit të ankthit ose shqetësimit.

Pavarësisht se vuan nga makthi dhe ankthi, Bethany ka thënë se është e lehtësuar që Ellam tani është jashtë jetës së saj.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota abuzimi britani dhunimi i femrave vegani i rrepte abuzimi britani dhunimi i femrave vegani i rrepte

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2020, 10:51

SHBA– Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, ka përgënjesshtruar deklaratat e presidentit Donald Trump, se koronav...