Bota

Krim në SHBA/ U kërkoi të mbanin maska në fytyrë, 3 anëtarët e një familje akuzohen për vrasjen e rojes së dyqanit

5 Maj 2020, 11:40 Nga DOSJA
Krim në SHBA/ U kërkoi të mbanin maska në fytyrë, 3

SHBA– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një grua është akuzuar së bashku me bashkëshortin e saj për vrasjen e një roje sigurie, i cili refuzoi hyrjen e vajzës së saj në një dyqan, pasi ajo nuk kishte maskë kirurgjikale fytyrë, rregulli kryesor që duhet të zbatohet si shkak i Covid-19.

Calvin Munerlyn, 43 vjeç, u qëllua në pjesën e pasme të kokës ditën e premte në dyqanin “Family Dollar” në Flint, Michigan, një prej shteteve amerikane më të goditura nga Cofvid-19.

Sulmi ndaj tij erdhi kur i tha vajzës së 45-vjeçares Sharmel Teague se nuk mund të hynte në dyqan pa pasur  një maskë në fytyrë. Bashkëshorti Larry Teague, 44 vjeç, dhe djali, Ramonyea Bishop, 23 vjeç, tashmë akuzohen se shkuan në dyqan menjëherë pas kësaj ngjarje dhe sulmuan për vdekje rojen e sigurisë.

Nga mediat e huaja tashmë mësohet se Sharmel Teague është arrestuar, por dy të dyshuarit e tjerë janë ende të lirë. Mbi të tre rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim të shkallës së parë dhe akuza për armë zjarri.

44-vjeçari Larry Teague akuzohet për shkelje të urdhrit të guvernatorit që kërkon përdorimin e maskave brenda dyqaneve për të parandaluar transmetimin e koronavirusit. Vajza e Sharmel nuk është akuzuar.

Besohet se ka qenë djali ai që qëlloi mbi rojen, ndërsa prokurori ka thënë për mediat se: Vdekja e rojes Calvin Munerlyn është e pakuptimtë dhe tragjike, dhe ata që janë përgjegjës do të mbajnë përgjegjësinë më të plotë sipas ligjit.

 “Djali im ishte duke bërë punën e tij.”- është shprehur e ëma e  viktimës, rojes Munerlyn.

Ndërkohë ësht hapur një faqe  “GoFundMe” për të ndihmuar në varrimin e rojes Munerlyn, ku deri më tani janë mbledhur rreth 100,000 dollarë.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2020, 10:51

SHBA– Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, ka përgënjesshtruar deklaratat e presidentit Donald Trump, se koronav...