Bota

COVID-19/  Macron i prerë: Udhëtimet jashtë vendit do të jenë të kufizuara këtë verë

5 Maj 2020, 13:50 Nga DOSJA
COVID-19/  Macron i prerë: Udhëtimet jashtë vendit do

FRANCË– Koronavirusi ka goditur rëndë edhe Francën prej më shumë se një muaji, duke shkaktuar me mijëra viktima dhe të infektuar.

Për këtë shkak në një kohë që vendi po përballet me një situatë të vështirë të Covid-19 Presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk ka gjasa që francezët të jenë në gjendje të bëjnë udhëtime jashtë vendit gjatë kësaj vere. Gjithashtu më tej ai ka bërë me  dije se edhe udhëtimet brenda Evropës mund të duhet të kufizohen në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i një vale të dytë të Covid-19 .

“Është shumë shpejt të thuhet nëse mund të bëjmë pushime. Ajo që mund të them është se ne do të kufizojmë udhëtimet ndërkombëtare, madje edhe gjatë pushimeve verore. Ne do të qëndrojmë mes evropianëve dhe, në varësi të mënyrës së evolucionit të epidemisë, mund të duhet t’i reduktojmë ato edhe më shumë. Ne do ta mësojmë këtë në fillim të qershorit.”-  u tha Macron gazetarëve gjatë një vizite në një shkollë jashtë Parisit.

Por kujtojmë se Franca vendosur të heqë kufizimet më datë 11 maj, duke bërë që njerëzit të lëvizin deri në 100 km rreth vendbanimit të tyre.

Franca nuk është shteti i parë që ka dhënë këtë lajm për kufijtë dhe pushimet e kësaj  vere.  Pasi edhe Zelanda e Re një ndër vendet që ka luftuar virusin, ka njoftuar se nuk do të hapen kufijtë me pjesën tjetër të botës edhe për një kohë të  gjatë.

Ndërsa Greqia ka njoftuar se 1  korriku është data kur çdo turist me “pasaportën e shëndetësisë” mund të shkel në territorin grek, e nga ana tjetër Italia ka hapur me  4 maj dy aeroporte dhe pritet të hap edhe dy të tjerë më 17 maj.

Burimi:  fr24news

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emmanuel macron koronavirusi ne france emmanuel macron koronavirusi ne france

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2020, 12:38

BRITANI E MADHE- Me përhapjen e koronavirusit në mbarë botën  qeveritë e vendeve të prekura nga ky virus vdekejprurës kanë punuar edhe për krijimin e aplikacion...