Bota

5 Maj 2020, 12:38 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE- Me përhapjen e koronavirusit në mbarë botën  qeveritë e vendeve të prekura nga ky virus vdekejprurës kanë punuar edhe për krijimin e aplikacioneve që ndihmojnë në gjurmimin e personave të infektuar.

Ndërkohë në Britania e Madhe ndër vendet që është goditur rëndë nga Covid-19 po synon që përmes një aplikacioni të ndihmojë në situatën e krijuar nga Covid-19.

Një aplikacion NHS që synon të gjurmojë përhapjen e koronavirusit është duke u provuar për herë të parë, ne Isle of Wight. Këshilli dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor do të jenë të parët që provojnë aplikacionin për gjurmimin e kontaktit, ndërsa pjesa tjetër e banorëve do të jenë në gjendje ta shkarkojnë atë nga e enjtja e kësaj jave.

Nëse aplikacioni rezulton i suksesshëm, ai mund të jetë i disponueshëm në shkallë vendi brenda disa javësh.

Ndër të tjera në mediat e huaja raportohet se janë ngritur shqetësime për privatësinë, megjithëse ministrat thonë se aplikacioni është hartuar për të gjurmuar personat me koronavirus dhe për vjedhjen e të dhënave.

Ky aplikacion synon të gjurmojë në një kohë të shpejtë kontaktet e fundit të secilit që testohet pozitivisht me COVID-19.  Kjo është pjesë e strategjisë së qeverisë për të dalë nga bllokimi, i cili synon të ketë kryerjë sa më shumë testime dhe të gjurmojë kontaktet për të monitoruar dhe zvogëluar mundësitë e një vale të dytë të virusit.

Nëse vërtet rezulton e suksesshme, aplikacioni do të përfshihet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar deri në mesin e majit, ka deklaruar  sekretari i shëndetësisë Matt Hancock.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2020, 10:51

SHBA– Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, ka përgënjesshtruar deklaratat e presidentit Donald Trump, se koronav...