Bota

Rrëfimi rrënqethës, Covid-19 e çon në vijën e vdekjes! Babai i tre fëmijëve qan dhe i lutet mjekëve, vetëm 15 minuta j

5 Maj 2020, 11:52 Nga DOSJA
Rrëfimi rrënqethës, Covid-19 e çon në vijën e

BRITANI– Darren Buttrick, babai i tre fëmijëve, i infektuar me koronavirus u përball me lajmin më të hidhur, kur mjekët i thanë se kishte vetëm 15 minuata kohë jetë, për të komunikuar me familjen e të dashurit e tij, në mënyrë që të jepte lamtumirën e fundit, por arriti të mbijetonte mrekullisht.

Babai i tre fëmijëve u ifektua me Covid-19 në 11 mars, dhe ishte në kushte të rëndë shëndetësore. Ai tha se frymëmarrja e tij u përkeqësua aq shumë, saqë i dukej sikur po mbytej për së gjalli.

48 vjeçarit, iu tha të thërriste familjen e tij përpara se të futej në gjendje kome dhe më pas ta vinin në një ventilator në Spitalin e Kryqit të Ri Wolverhampton.

Ai i tha Sky News: “Unë fillova të qaj dhe iu luta mjekëve dhe infermiereve që mos të më linin të vdisja. Unë u luta, u luta. Dhe pastaj duhet t’i thosha Angelas, prindërve, vëllezërve të mi, motrave të mia, familjes e miqve se kjo ishte biseda ime e fundit. Unë i dua ata, ishte shumë emocionuese, shumë shqetësuese dhe unë thjesht u ula atje duke qarë”.

Darren i ka përshkruar ata që janë kujdesur për të si “engjëj”, pasi ai ishte i tmerruar nga fakti se mund të mos zgjohej më.

Ai shtoi: “Një infermiere, më pa në sy dhe më tha ‘Mos u shqetëso, do të të shpëtojmë’”

Darren, i cili punon për një kompani të madhe telekomunikacioni, që nga ajo kohë ka bërë një rikuperim të plotë. Ai arriti të mbijetonte mrekullisht dhe të mposhte virusin vdekjeprurës.

Burimi: The Sun

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota babai i tre femijeve me covid 19 britani darren buttrick koronavirusi babai i tre femijeve me covid 19 britani darren buttrick koronavirusi

Sondazh

Poll

Bota 5 Maj 2020, 10:51

SHBA– Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, ka përgënjesshtruar deklaratat e presidentit Donald Trump, se koronav...