Aktualitet

Rikthehet OFL! Sekuestrohen 1.2 mln litra naftë të kompanisë së Lulzim Berishës, i “forti” i Durrësit vuri monopol në

5 Maj 2020, 12:02 Nga DOSJA
Rikthehet OFL! Sekuestrohen 1.2 mln litra naftë të kompanisë

TIRANË- Dy muaj pas nisjes së pandemisë së koronavirusit, është rikthyer sot njoftimi për operacionin Forca e Ligjit, me një ndryshim që në pamjen e oficeres së OFL. Vajza bjonde që ka prezantuar operacionin e OFL para COVID-19, gjithnjë ka qenë e veshur me syze, por sot, pamja e saj ishte pa këtë aksesor por me një lajm të rëndësishëm për të ndarë me publikun. OFL ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme 1.2 milionë litra naftë që siç mëson Dosja.al është në pronësi të Lulzim Berishës, i njohur ndryshe edhe si i forti i Durrësit.

OFL sqaroi gjithashtu se kompania e Lulzim Berishës ka përdorur shantazhin ndaj konkurrencës duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit. Pavarësisht heqjes së licensës që në muajin shkurt 2019, kompania e hidrokarbureve të Lul Berishës ka vijuar punën duke mbushur anijet me naftë në Portin e Durrësit.

NJOFTIMI I PLOTË I OFL:

Policia e Shtetit Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, përgjatë dy muajve të fundit, OFL nuk e ka ndërprerë punën asnjë ditë. Në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, OFL ka vijuar hetimet dhe goditjen e subjekteve të Ligjit Special.

Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL sekuestroi 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të subjektit privat L. B. & E. SH.

Këtij subjekti, më datë 13.02.2019, me vendimin nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte”. Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

Pasi e ka ndjekur fillin e këtij organizimi kriminal, OFL ka kryer mbrëmë operacionin e sekuestros dhe po vijon, në bashkëpunim me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar, hetimin intensiv për zbulimin dhe dokumentimin e gjithë veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe lidhjen me persona të tjerë publikë e privatë. OFL do informojë publikun në vijimësi për ecurinë e këtij operacioni të rëndësishëm, i cili tregon edhe njëherë se pasuritë kriminale nuk do të mbijetojnë në duart e subjekteve të Ligjit Special apo familjarëve e rrethit të bashkëpunëtorëve të tyre.

Më 4 shkurt 2020, i forti i Durrësit, Lulzim Berisha u fut në skedën e OFL-së. Pas lirimit nga burgu në vitin 2016, Berisha iu fut botës së biznesit, duke hapur bar-kafe në Durrës, kompaninë private të sigurisë “One Security”, bashkë me kompaninë e hidrokarbureve, Rajan, që tashmë i është vënë sekuestroja. Më herët, OFL i ka bllokuar edhe një makinë tip  “BMW”, të blinduar Lulzim Berishës, por e motra dhe avokati akuzojnë shtetin se Berisha është pa pasuri dhe siguron jetesën me një autobot që mbush naftë dhe një lokal të vogël. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim berisha ofl ne terren lulzim berisha ofl ne terren

Sondazh

Poll