Aktualitet

Meta kërkoi ndërprerjen e mandatit për Dvoranin/ KLGJ mblidhet online, kërkon mendim nga ndërkombëtarët

5 Maj 2020, 12:00 Nga DOSJA
Meta kërkoi ndërprerjen e mandatit për Dvoranin/ KLGJ mblidhet

TIRANË– Ditën e sotme është mbledhur online Këshilli i Lartë Gjyqësor për të shqyrtuar mandatin e gjyqtarin e Ardian Dvoranit, si kryetar i KED-së dhe anëtar i Gjykatës së Lartë. 

Mësohet se në mbledhjen e sotme, KLGJ-ja vendosi me shumicë votash që Dvoranit t’i vihen në dispozicion dokumentet e shkëmbyera mes tyre dhe Presidencës për procedurën e ndjekur për emërimin e 3 gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë duke ‘plotësuar’ kështu kërkesën e tij për më shumë kohë. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije gjithashtu se se 11 anëtarët janë përplasur me njëri-tjetrin, pas propozimit për mendim nga ndërkombëtarët lidhur me mandatin e tij. Propozimi u mbështet nga përfaqësuesuit e USAID dhe Euralius, ndërsa disa prej anëtarëve kanë kundërshtuar. Gjyqtarja Fatmira Luli ka pyetur se ku qëndron paqartësia lidhur me rastin e Dvoranit dhe përse ka nevojë për ndërhyrjen e të huajve, pasi sipas saj çdo gjë është e sqaruar në Kushtetutë. Me 7 vota pro dhe 4 kundër, mbledhja u mbyll me vendimin që për rastin e tij do të kërkohet opinion nga ndërkombëtarët. 

Shkak për mbledhjen e sotme është bërë letra që presidenti Ilir Meta i ka dërguar  KLGJ-së, duke i vënë në dijeni për mandatin e tij. Sipas Metës, Dvorani s’mund të jetë më anëtar i Gjykatës së Lartë pasi mandati i tij kambaruar para 6 viteve dhe tashmë vakancat minimale në GJL janë plotësuar. Ndërkohë nga ana tjetër, Dvorani kërkoi kohë për të paraqitur dokumentat e tij, kërkesë e cila u pranuar nga KLGJ-ja. Por përplasja Meta-Dvorani nis më herët.

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka hedhur akuza të forta kundër kreut të KED, pasi ka thënë se ai ka shkelur Kushtetutën në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë gjë, Presidenti e ka kallëzuar dhe në SPAK, Dvoranin dhe ka kërkuar shkarkimin e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani ilir meta klgj perplasja meta-dvorani ardian dvorani ilir meta klgj perplasja meta-dvorani

Sondazh

Poll