Aktualitet

I moshuari nga Zall-Bastari dërgohet me urgjencë tek Infektivi, gjithë familja e tij është prekur nga virusi

5 Maj 2020, 09:58 Nga DOSJA
I moshuari nga Zall-Bastari dërgohet me urgjencë tek Infektivi,

Tiranë- Detaje kanë dalë nga rastet e reja me COVID-19 në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes 9 të infektuarve të rinj në Tiranë është një i moshuar nga  Zall-Bastari, i cili është dërguar në spitalin Infektiv.  Të njëjtat burime bëjnë me dije se  i moshuari e ka të gjithë familjen të infektuar. Po kështu mësohet se ka nisur analiza serologjikë për stafin mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

 

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur sërish kurba e të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se janë konfirmuar edhe  17 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe  3 raste në Kamëz. 70% e infektuarve janë shëruar dhe aktualisht aktivë me COVID-19 janë 219 persona.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll