Aktualitet

U arrestua për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla, lë qelinë Ardian Serezi

5 Maj 2020, 09:47 Nga DOSJA
U arrestua për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla, lë qelinë

Tiranë- Ditën e sotme ka lënë qelinë Ardian Serezi,  i cili u arrestua për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla. Disa ditë më parë Prokuroria pushoi hetimet për Ardian Serezin, ndërsa gjykata kërkoi të rihetohet roli i tij. Para hetuesve Serezi ka deklaruar se në momentin kur ka ndodhur vrasja ka qenë në xhami.

Ndërsa Denis Demirin, Gjykata e Posaçme e dënoi me 25 vite burg për  ekzekutimin e biznesmenit Memli Begalla, ngjarje e ndodhur më 14 shkurt në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Vrasja: 

Memli Begalla u ekzekutua më 14 shkurt 2018, nga dy persona të maskuar, të cilët teksa largoheshin u fiksuan nga kamerat e sigurisë pranë një tuneli, me një plumb në kokë. Prokuroria akuzoi fillimisht Serezin se ishte ai personi që e inskenoi vrasjen e Begallës për shkak të një konflikti mes tyre. “Hatërmbetja” mes Serezit, ish-polic dhe Begallës, lidhet me sasinë prej 1 tonë hashash që u kap në vitin 2014 në Tepelenë, në një kamion ku drejtues ishte Serezi. Ish-polici u dënua me 6 vite, bëri vetëm 3.5 dhe doli me kusht nga burgu. dhe u lirua në 2018. Pasi u lirua, ai është takuar një ditë para vrasjes me Begallën duke i kërkuar edhe para.  Mos mbajtja e premtimit nga biznesmeni ka qenë një nga pistat e hetimit ku prokuroria akuzoi Serezin, akuzë kjo që bie me vendimin e sotëm.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian serezi memli begalla ardian serezi memli begalla

Sondazh

Poll