Aktualitet

Jeton në varfëri ekstreme/ Njihuni me piktorin Ladi që barakën e tij e ka mbushur me piktura, deputeti bën gjestin fisnik

5 Maj 2020, 10:28 Nga DOSJA
Jeton në varfëri ekstreme/ Njihuni me piktorin Ladi që

Vlorë- Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj na ka treguar të gjithëve historinë e piktorit Ladi nga fshati Kocul i Vlorës. Siç shihet edhe në videon që deputeti  ka publikuar në Facebook, piktori jeton në një shtëpi të vogël që ngjan me një barake, pra jeton në varfësi ekstreme. Por, brenda kësaj barake ai shumë piktura, të cilat vlejnë. Ladi e siguron bukën e gojës duke u marrë me bujqësi dhe kur shet ndonjë pikturë. Ai jeton i vetëm pasi vazjat e ka në qytetin e Vlorës,

“Në këtë pikturë kam bërë djalin dhe çupën. Çupa është në Vlorë, bashkë me motrën janë atje. Unë i kam bërë kështu. Unë i shes këto, disa janë pa mbaruar, merre çfarë ti dëshiron. , Rrofsh”, shprehet Ladi teksa bisedon me deputetin.

Ky i fundit vendos t’i blejë disa piktura, me qëllimin për të motivuar edhe më shumë piktorin.

“Këtë fundjavë u gjendëm në shtëpinë e Ladit, i cili edhe pse në vështirësi ekonomike punon me dinjitet për të fituar të ardhura! Ai është piktor përveç punëve të tjera në fshatin Kocul të Vlorës! Vendosa të blej disa nga pikturat për ta mbështetur dhe motivuar në punën e tij!#HistoriNjerëzore , shprehet deputeti në  postimin e Facebook-ut.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet piltori ladi vullnet sinaj piltori ladi vullnet sinaj

Sondazh

Poll