Si në mesjetë/ I hipën mushkës dhe zbret në Librazhd për të blerë ilaçet, historia e trishtë e të moshurës, teksa ha
5 Maj 2020, 10:53Nga DOSJA
Librazhd– Mungesa e ilaçeve dhe ushqimeve e ka detyruar këtë 72- vjeçare të udhëtojë si në mesjetë me mushkë nga fshati Qafë Dardhë, për në Librazhd. Ajo u lodh shumë gjatë rrugës. Pasi mori ilaçet në qytet u ul në tokë për t’i pirë. Vule Poçi me të mbaruar punë vazhdoi rrugën duke ecur me vështirësi në këtë urë të amortizuar. U rikthye në dalje të qytetit të Librazhdit ku kishte lidhur mushkën.
“Mirë do të ishte të kishte një furgon, por e kanë hequr, ka tre muaj. S’kishte kush të mi sillte ilaçet, bënin 40 mijë lekë, por 20 i mora dhe 20 për herë tjetër se nuk kisha mundësi”, u shpreh ajo.
Teksa pushon pak dhe ha bukë me gjizë tregon për sëmundjet dhe vështirësitë me të cilat po përballen familjarët e saj.
“Kam një djalë të sëmurë në shtëpi. Dy fëmijë i ka jetim. Presim që të ndahen pensionet që të marrim diçka”, u shpreh ajo. Nënë Vulen e shoqëronte nusja e djalit që ka ndërruar jetë. “S’kemi ushqime, s’kemi asgjë”, thotë nusja e djalit. Pasi ngarkuan me ushqime mushkën dy gratë u nisën sërish për në fshat përmes një shtegu të vështirë.
Tiranë- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico gjatë deklaratës për mediet sot, u shpreh se në vend ka nisur analiza serologjike.Ndërsa sa ...
Vlorë- Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj na ka treguar të gjithëve historinë e piktorit Ladi nga fshati Kocul i Vlorës. Siç shihet edhe në vid...
Tiranë- Detaje kanë dalë nga rastet e reja me COVID-19 në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes 9 të infektuarve të rinj në Tiranë është një i moshua...
Tiranë- Ditën e sotme ka lënë qelinë Ardian Serezi, i cili u arrestua për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla. Disa ditë më parë Prokuroria pushoi hetimet për ...
FIER– Shkurtimet e pagave dhe shkarkimet nga detyra kanë nxjerrë në protestë punonjësit e “Albpetrol” në Fier. Punonjësit shprehen se disa prej tyre janë privua...
Ekonomia është goditur për shkak të pandemisë, sektorë të rëndësishëm të zinxhirit të ekonomisë po përballën më vështirësi edhe pse nga qeveria është komunikuar...
Shqipëri- Rritet sërish numri i të infektuarve. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit, pas testimi...
FIER– Punonjësit e “AlbPetrol” kanë dalë në protest ditën e sotme pasi kompania ka vendosur për uljen e pagave të tyre deri në 60% për shkak të situatës nga kor...
FIER– 250 punonjës të kompanisë “Albpetrol” në Fier janë ngritur në protestë pasi pagat e tyre janë ulur deri në 60% si pasojë e gjendjes së krijuar nga koronav...