Aktualitet

Dhunuan policin se ‘u prishi’ festën, Gjykata lë në burg 19-vjeçarin, dy të tjerë fitojnë lirinë

5 Maj 2020, 11:07 Nga DOSJA
Dhunuan policin se ‘u prishi’ festën, Gjykata lë në

POGRADEC- Tre të rinjtë me iniciale Firdeus Berberi, N. K, dhe K. T, të cilët më 3 maj dhunuan policin në Pogradec, kanë dalë sot para gjykatës dhe janë njohur me masën e sigurisë. Për 19-vjeçarin, Firdeus Berberi, trupa gjykuese ka vendosur masën “arrest me burg”, vendim që nuk është pritur mirë nga familjarët e të riut, të cilët ishin mbledhur jashtë Gjykatës duke protestuar, ndërsa dy shokët e tij janë lënë të lirë.

Dalja e tij nga Gjykata dhe transporti drejt burgut është shoqëruar me përplasje mes familjarëve të 19-vjeçarit dhe uniformave blu.  Nëna e të riut, i cili u la sot në burg nga gjykata, wshtw shprehur se e vërteta e ngjarjes është ndryshe nga ajo sa ka thënë policia. Ajo pranon se të rinjtë kanë qenë duke festuar dhe në momentin që ka ardhur policia, ato janë tërhequr pas duke thënë se nuk do të bëjnë zhurmë. 

Dy ditë më parë u arrestuan në Pogradec tre persona, mes tyre edhe pronari i një lokali, pasi ushtruan dhunë ndaj një efektivi policie. Edhe pse ishin në shkelje të masave të marra ndaj koronavirusit, tre personat nuk iu bindën urdhrit të policisë për ta mbyllur lokalin dhe goditën policin. Ky i fundit iu ‘prishi’ festën tre të rinjve. Në media janë publikuar pamje të debatit që të rinjtë kanë pasur me efektivin e Policisë, ku nuk kanë munguar dhe ofendimet. 

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 3 persona në pogradec firdeus berberi pogradec arrestohet 3 persona në pogradec firdeus berberi pogradec

Sondazh

Poll