“A do përdoret terapia plazmatike për të infektuarit me COVID?”/Albana Fico: Në Shqipëri do të duhet shumë kohë që
5 Maj 2020, 10:40Nga DOSJA
Tiranë- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico gjatë deklaratës për mediet sot, u shpreh se në vend ka nisur analiza serologjike.
Ndërsa sa i përket mënyrës që po përdor Italia, pra shërimin e pacientëve me COVID me terapinë plazmatike me antitrupa të personave të shëruar, ajo theksoi se në Shqipëri do të duhet shumë kohë që kjo të funksionojë.
Pyetjet:
Pyetje: A kanë dalë rezultatet e para për testet seriologjike? Në çfarë faze janë?
Fico: Të gjithë po ndjekim me interes çështjen e testeve seriologjike, vazhdojmë me validimin e metodës.
Pyetje: Në Itali po përdoret terapia plazmatike me antitrupa nga pacientët e shëruar dhe ka rezultuar e suksesshme. Po e konsideroni edhe ju një metodë të tillë? Nëse po a keni ju teknologjinë që duhet?
Fico: Kjo është një nga ato gjëra që ne jemi shprehur shpesh duke konstatuar faktin që komuniteti mjekësor është në dilema të jashtëzakonshme. Përdorimi i çdo lloj metode ose gjetje janë në faza eksperimentale. Do dojë kohë që gjithë këto njohuri ose eksperiencat e përfituara të vendosen në platforma të aplikueshme.
Gjatë 24 orëve të fundit është rritur sërish kurba e të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se janë konfirmuar edhe 17 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 3 raste në Kamëz. 70% e infektuarve janë shëruar dhe aktualisht aktivë me COVID-19 janë 219 persona.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Vlorë- Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj na ka treguar të gjithëve historinë e piktorit Ladi nga fshati Kocul i Vlorës. Siç shihet edhe në vid...
Tiranë- Detaje kanë dalë nga rastet e reja me COVID-19 në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes 9 të infektuarve të rinj në Tiranë është një i moshua...
Tiranë- Ditën e sotme ka lënë qelinë Ardian Serezi, i cili u arrestua për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla. Disa ditë më parë Prokuroria pushoi hetimet për ...
FIER– Shkurtimet e pagave dhe shkarkimet nga detyra kanë nxjerrë në protestë punonjësit e “Albpetrol” në Fier. Punonjësit shprehen se disa prej tyre janë privua...
Ekonomia është goditur për shkak të pandemisë, sektorë të rëndësishëm të zinxhirit të ekonomisë po përballën më vështirësi edhe pse nga qeveria është komunikuar...
Shqipëri- Rritet sërish numri i të infektuarve. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit, pas testimi...
FIER– Punonjësit e “AlbPetrol” kanë dalë në protest ditën e sotme pasi kompania ka vendosur për uljen e pagave të tyre deri në 60% për shkak të situatës nga kor...
FIER– 250 punonjës të kompanisë “Albpetrol” në Fier janë ngritur në protestë pasi pagat e tyre janë ulur deri në 60% si pasojë e gjendjes së krijuar nga koronav...
TIRANË– Dita e Dëshmorëve të Atdheut po përkujtohet sot në të gjithë vendin. Për shkak të koronavirusit, për herë të parë tek dëshmorët do të mungojnë lule...